Banorët e Kythiras në Greqi kanë parë një fenomen spektakolar të ujit në det, ndërsa ata që patën fatin ta shihnin kanë “ngrirë” para pamjes.
Uji është ngritur nga deti në formën e një trombe, një fenomen që sipas ekspertëve mund të ndodhë gjatë vjeshtës si shkak i kontrastit të temperaturave të larta në sipërfaqen e detit.
Sigurisht që nuk mund të pretendojmë për një “magji”, por kjo tornado u shkaktua nga moti i keq që ka prekur të gjithë vendin këto ditët e fundit. Rajone të Greqisë u përballën këto ditë me reshje të dendura e përmbytje, ndërsa nuk munguan as rrëshqitjet masive të dheut. Më i prekuri ishte ishulli i Evias, banorët e të cilit u përballën me makthin e vërshimit të ujit, pas zjarreve shkatërrimtare të kësja vere./ Burimi:
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…