<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shihet dritë në anën tjetër të vrimave të zeza – Einstein kishte të drejtë në teorinë e tij

Teoria e relativitetit e Albert Einstein thotë se tërheqja gravitacionale nga vrimat e zeza është aq e madhe saqë mund të përkulë fushat magnetike dhe ta thyejë dritën, duke bërë që fushatë e tilla të nderveprojnë si pasqyre

Astronomët kanë qenë në gjendje të shikojnë prapa vrimës së zezë dritë që vije nga ana tjetër për herë të parë, duke vërtetuar kështu teorinë e relativitetit të Albert Einstein.

Duke përdorur teleskopin me teknologji të lart të rrezeve X, një skuadër e studiuesve ndërkombëtarë kanë studiuar vrimën supermasive të zezë që gjendet 800 milionë vite larg nga toka, ku ata bën një zbulim të pabesueshëm.

Gjatë studimit, i cili është botuar në “Scientists” nga Universiteti i Stanfordit, astrofizikani Dan Wilkins vuri re një seri shkëndijash të ndritshme kur dërgojë “jehona” të rrezeve X – të cilat janë të zakonshme në vrimën e zezë.Reklamë

Sidoqoftë, ajo çfarë mahniti ata është se aty u shfaqën disa shkëndija tjera që ishin më të vogla dhe me ngjyrë tjetër se sa shkëndijat e ndritshme.

Vrimat e zeza, të cilat kanë madhësi të ndryshme, formohen kur yjet me madhësi të madhe shembën në fund të ciklit të jetës së tyre.

Vrimat e zeza supermasive janë lloji i tyre më i madh, që rritën në atë masë saqë ato janë në gjendje ta gllabërojnë materien dhe rrezatimin, ndoshta për shkak se bashkohen me vrimat e tjera të zeza.

Këto fenomene të çuditshme qiellore është jashtëzakonisht e vështirë që të vëzhgohen, pavarësisht se madhësia e tyre e madhe nuk lejon që të ikë drite.

Ky zbulim i pabesueshëm – i cili vjen dy vjet pas u bë foto e parë e vrimës së zezë, konfirmoi teorinë e Albert Einstein më 1915 mbi relativitetin e përgjithshëm.

Ai pohoi se tërheqja gravitacionale nga vrimat e zeza është aq e madhe saqë mund ta shtrembërojë tërë strukturën e hapësirës, duke mbërthyer dritën dhe përdredhur fushat magnetike.

Teoria parashikoi që për shkak të kësaj është e mundshme që të shihen valë të dritës nga ana tjetër e vrimës së zezë, sepse këto fusha të mbërthyera veprojnë si një pasqyrë.

“50 vite më parë, kur astrofizikanët filluan të spekulojnë se si këto fusha magnetike mund të sillen pranë një vrime të zezë, ata nuk kishin ide që një ditë ne do të kishim teknikën e mjaftueshme që të vëzhgojmë këtë drejtpërdrejtë dhe të shohim në veprim teorinë e përgjithshme të Einstein”, tha Roger Blandford, bashkëautor i hulumtimit të publikuar në Nature, transmeton GazetaExpress.

“Çdo dritë që hynë në atë vrimë të zezë nuk del jashtë, kështu që ne nuk do të jemi në gjendje që të shohim se çfarë fshihet pas vrimës së zezë”, tha Dan Wilkins, një astrofizikan nga Universiteti i Stanfordit.

“Arsyeja që ne mund ta shohim këtë është për shkak se vrima e zezë po e mbërthen hapësirën, duke përkulur dritën dhe mbërthyer fushat magnetike rreth vetës”.

Më 2019, një skuadër ndërkombëtare shkencore bëri të ditur një arritje historike në astrofizikë – foton e parë të vrimës së zezë. Shkencëtarët thonë që forma e hijes ishte një rreth perfekt i përshkruar në teorinë gjenerale të relativitetit nga Einstein dhe nëse nuk do të dilte kështu, atëherë nuk do të flitej më për këtë teori. /G

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

5 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

5 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

6 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

6 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

6 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

6 hours ago