<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bazilika në kodrën e Tepes, Elbasan

Bazilika e Tepes (nga turqishtja, kodër) në qytetin e Elbasanit ndodhet në ullishtat e kodrës me të njëjtin emër, mbi urën e Zaranikës në perëndim të qytetit të Elbasanit. Është bazilika më e vjetër e identifikuar derimë sot në vend. Kjo bazilikë shtrihet në një sipërfaqe prej 600 m². Është një bazilikë palokristiane e orientuar me apsidë nga lindja dhe ndërtimi i saj ka kaluar në disa faza.
Muret e saj ruhen në një lartësi të vogël mbi sipërfaqen e tokës, më së shumti si themele, dhe hera herës ka edhe pjesë muri që mungojnë. Planimetria e bazilikës në fazën e parë ishte e ndërtuar me tre nefe të formuar me dy arkada të vendosura mbi pilastra. Nefi qëndror me përmasa 16.35 x 5.30 m është dhe më i gjerë se dy nefet e tjera. Nefet anësore janë më të ngushtë dhe kanë këto përmasa 16.35 x 2.15 m. Nefi qëndror përfundon me një absidë gjysmë rrethore.
Bazilika në fazën e parë ishte një ndërtim i varfër, shtruar me dhè të ngjeshur. Kjo fazë datohet në shek. IV e.s. Në secilin prej nefeve hyhej nga një derë nga narteksi i ngushtë dhe të gjatë sa tre nefat, në anët veriore dhejugore të të cilit janë dy dhoma të vogla me përmasa 4 x 3.2 m, të të njëjtës kohë më bazilikën e parë. Në një fazë të dytë, shek.V bazilika do të pësojë një sërë transformimesh për ti’a përshtatur më mirë përdorimit si kishë qimiteriale e Skampis-it, funksion që mund ta ketë patur që në fillim, kjo nisur nga fakti se ishte larg qytetit. Shtrohet me mozaik dhe bëhet ndarja e rregullt e ambjetit të altarit nga naosi me një ikonostas të ngurtë që në ditët e sotme ruhet i fragmentuar. Ky ndryshim strukturor i kishës erdhi për arsye se dy varre me qemere prej tullash u bënë pjesë e nefit verior. Dy personat mendohet se janë dinjitarë të komunitetit fetar të Skampis-it. Njëri prej varreve ka dhe një mbishkrim emrin e njërit prejt peshkopëve, Stefan. Këto ndryshime bëhen në një kohë kur Skampis-i pati një zhvillim të mirë ekonomik dhe një nivel të lartë ndërtimor e artistik, gjë të cilën na e dëshmon brendia e sallës qëndrore. Dyshemeja e kishës në këtë periudhë ndahet nga rruga me pllaka guri shtufi të holla në katër panele mozaiku, dy nga dy simetrikë kryesisht me motive bimore dhe gjeometrike. Mozaikët dallohen për një nivel të mirë realizimi. Teserat e tyre janë prej mer meri të bardha, gëlqerori në ngjyrë vjollcë, të bardhë e të zezë dhe tullash të kuqe. Në anën perëndimore të bazilikës, në një kohë më të vonë, pranë nartekstit shtohet një ekzonarteks i hapur me arkada mbi pilastra me përmasa 15 x 6.5 m. Muret e tij, si gjithë monumenti, ruhen pak dhe është i shtruar me pllaka guri gëlqeror. Nga prezenca e tre varreve, mendohet të ketë shërbyer si ambient suplementar për varrim. Secili varr mbante të varrosur nga dy persona. Më rrënimin e kishës nga tërmeti i vitit 518, kisha nuk rindërtohet më, sepse Skampis-i mendohet të ketë patur katedralen e tij, atë të Shën Pjetrit. /Monuments of Albania

postbck postbck

Recent Posts

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

2 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

2 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

3 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

22 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

22 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

23 hours ago