Videoja ku shihet aeroplani i aviokompanisë Air India që ka ngecur nën një mbikalim në një autostradë në New Delhi, me shpejtësi të madhe është shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Një gazetar i agjencisë indiane të lajmeve ANI News, ka shpërndarë pamjet në Twitter, ku shihet fluturakja gjigante që ka ngecur në mes të rrugës nën një mbikalim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kjo nuk ka ndodhur si pasojë e “fluturimit nën mbikalim” siç kanë menduar shumica. Në ato momente aeroplani nuk ka qenë në përdorim, ka shtuar gazetari indian Ashoke Rai.
Fluturakja kishte ngecur derisa po e transportonin nëpër një autostradë në Delhi-Gurugram, jo larg aeroportit ndërkombëtar Indira Gandi.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…