Çrregullimet e lidhura me ankthin ose depresionin, janë një nga çrregullimet më të zakonshme mendore në botë.
Studimet tregojnë se njerëzit që kanë çrregullime të mëdha depresive dhe çrregullime të ankthit ndajnë të njëjtët faktorë gjenetikë dhe neurobiologjikë.
Shpesh të dy këto çrregullime ndodhin së bashku, gjysma e atyre me depresion kanë edhe ankth.
Gjinia luan gjithashtu rol, kjo sepse gratë janë më të rrezikuara se burrat.
Depresioni
Depresioni përshkruhet si një gjendje shpirtërore rraskapitëse. Një ndjesi e vazhdueshme trishtimi, zbrazëtie, vetëbesim i ulët, apati, që mund të zgjasë deri në dy javë ose edhe me vite.
Depresioni prek zona të trurit që kërkojnë kënaqësi dhe lumturi, kështu që privimi i një funksioni të tillë e bën të vështirë gjetjen e këtyre ndjesive.
Ankthi
Megjithëse shumë njerëz vuajnë nga çrregullimi i përgjithshëm i ankthit, ekzistojnë lloje specifike të ankthit.
Lloji më i zakonshëm është ankthi social. Ankthi social është ndjenja e shqetësimit ose frikës në ndërveprimet shoqërore.
Aktivitetet shoqërore mund të shkaktojnë ankth, kështu që shumë njerëz e shmangin këtë bashkëveprim.
Forma të tjera ankthit mund të përfshijnë fobi specifike si lartësitë, insektet ose ujërat e thella të detit.
Çrregullimi i stresit post-traumatik klasifikohet gjithashtu si një çrregullim ankthi, raporton agroweb.
Të dyja ndikojnë tek përqendrimi
Të dyja këto gjendje mund ta bëjnë të vështirë kryerjen e detyrave të përditshme pa u sforcuar.
Me depresionin, ekziston një ngadalësim i të menduarit dhe i përqendrimit, për shkak të aktivitetit të dobët në lobin frontal të trurit.
Me ankthin, funksione të caktuara të trurit, e pengojnë një person të përqendrohet.
Dhe në rastin kur depresioni shoqërohet me ankth, ka treguar se mund të shkaktojë probleme me kujtesë për shkak të ndryshimeve strukturore në tru.
Të dyja kanë simptoma fizike
Simptomat e lodhjes fizike janë tikipe tek të dyja sëmundjet dhe kjo mund të jenë pjesërisht për shkak të mungesës së gjumit.
Njerëzit me depresion mund të flenë shumë ose jo aq sa duhet.
Ndërsa pagjumësia është një shenjë dalluese e gjendjes së lartë të ankthit.
Megjithatë është shumë e zakonshme që njerëzit me çrregullime të rënda depresive të zgjohen herët dhe të mos mund të bien në gjumë.
Ushtrimet fizike kanë treguar se janë një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar si ankthin ashtu edhe depresionin.
Depresioni dhe ankthi, lidhen me oreks të dobët ose të shtuar, si dhe probleme gastrointestinale, dhimbje stomaku dhe dispepsi. Prandaj specalistët këshillojnë të tregoni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni.
Depresioni çon në mendime ose veprime vetëvrasëse
Pjesa më e madhe e njerëzve që vetëvriten kanë depresion, ndërsa roli i ankthit nuk është aq i qartë për studiuesit.
Megjithatë hulumtimet sugjerojnë që edhe simptomat e ankthit mund të japin mendime vetëvrasjeje dhe në rast se këto dy sëmundje janë të mbivendosura, mendimet për vetëvrasje mund të jenë më të rrezikshme.
Trajtimi është i mundur
Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, ankthi edhe depresioni janë sëmundje të shërueshme.
Përveç trajtimit me ilaçe që janë në dispozicion, psikoterapia është gjithashtu e dobishme dhe shpesh përdoret së bashku me ilaçet.
Psikoterapia, e cila mëson mënyra të ndryshme të të menduarit, mund të jetë shumë e dobishme për ankthin.
Teknikat e menaxhimit të stresit gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit.
Ushtrimet dhe meditimi, të dy ndryshojnë kiminë e trurit dhe kanë treguar se ndihmojnë me depresionin.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të bëni gjumë të rehatshëm, të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të kaloni kohë me të dashurit tuaj.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…