<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tetë fakte befasuese për kafshët! (Foto)

Sa më shumë mësojmë për kafshët, aq më shumë kuptojmë që janë plot befasi.

Tani e dimë që kafshët janë shumë më të ngjashme me ne se sa kemi menduar dhe që ekzistojnë gjëra të caktuara, të cilat do të kishim mundur edhe t’i mësonim, transmeton Telegrafi.

Ndarja dhe bashkëpunimi

Edhe elefantët, edhe shimpanzetë bashkëpunojnë për të gjetur ushqimin – madje edhe i presin të tjerët kur nuk arrijnë me kohë deri te burimi i ushqimit. Gjithashtu, një hulumtues ka përshkruar se si një majmun bonobo ka qëlluar femrën, ndërkaq pastaj pesë femra të tjera për sjelljen e tillë i janë vërsulur atij.

Shumë meshkuj marrin rolin atëror

Edhe pse disa kafshë i braktisin të vegjlit, meshkujt e disa llojeve janë prindër jashtëzakonisht të kujdesshëm. Meshkujt e kalit të detit madje mund edhe të ngelen shtatzënë! Pasi që femra të shtrojë vezët, mashkulli i pllenon dhe pastaj i sjell në jetë të vegjlit.

Shprehja e pikëllimit

Llava të tëra ujqërish ulërijnë bashkërisht në shenjë pikëllimi për të vdekurit, ndërkaq elefantët u shfaqin respektin të vdekurve, duke i prekur me feçka kokat dhe dhëmbët e tyre.

Përdorimi i veglave

Nëse dini të përdorni çekiçin, nuk jeni të vetmit. Orangutangët kanë shkathtësi të shkëlqyeshme në ndërtimin e veglave, të cilat u janë të nevojshme për të bërë diçka, ndërkaq delfinët e egër australianë ndonjëherë përdorin sfungjerët për të nxjerrë peshqit të cilët fshihen në rërë.

Të mençurit

Sipas bihevioralistëve, derrat janë kafshë më të mençura se trevjeçarët dhe kënaqen me muzikën, lojën me topa, me masazhe, madje edhe me luajtjen me video-lojëra. Macet kanë kujtesë të shkëlqyeshme dhe i mbajnë në mend gjërat të cilat i kanë mësuar apo i kanë përjetuar shumë vite më parë.

Kafshët e shoqërueshme

Kur nuk janë të mbyllura në kotece të fabrikuara, pulat formojnë shoqërinë e hierarkisë së përbashkët, në të cilën secila e di vendin e vet në shkallën shoqërore dhe mban në mend fytyrat dhe rangun e të më shumë se njëqind pulave.

Kafshët si shembuj

Shkencëtarët po përpiqen që të rikopjojnë molekulën nga djersa e kuajve të Nilit, e cila bllokon rrezet e diellit dhe zmbraps insektet, ndërkaq bikinet sportive të punuara sipas shembullit të lëkurës së peshkaqenit kanë sjellë aq shumë rezultate të mira sa që janë të ndaluara për gara sportive!

Kafshët me superforcë

Lopët kanë shikim panoramik – shohin gjërat në gjerësinë prej 300 shkallësh, ndërsa njerëzit shohin vetëm në 140 shkallë. Veç kësaj, mund të dëgjojnë zërat me forcë më të vogël dhe me më shumë frekuenca sesa ne. Merimangat kanë më shumë se tri mijë sensorë të ndryshëm të cilët u mundësojnë të ndiejnë vibracionin edhe më të vogël, mirëpo veç kësaj munden edhe të filtrojnë vibracionet të cilat nuk i bën gjahu i tyre. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

17 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

17 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

18 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

20 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

21 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

21 hours ago