<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjergj Elez Alia shqiptar, apo Đerzelez Alija serb. Deri ku shkon e vërteta?

Gjergj Elez Alia është një hero i të këngëve epike të quajtura Cikli i Kreshnikëve. Kënga Gjergj Elez Alia u regjistrua nga Bernardin Palaj dhe Donat Kurti në Nikaj të Tropojës dhe u botua në Tirane në vitin 1937. Kënga këndohet zakonisht në lahute, ose herë pas here në çifteli nga rapsodë shqiptarë. Kënga është pjesë e një cikli më të madh të Këngëve Shqiptare të Kreshnikëve që u kristalizua në shekujt 17 dhe 18 dhe u regjistruan në formën e shkruar në dekadat e para të shekullit të 20-nga priftërinjtë françeskanë Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj. (Wikipedia) Sipas folkloristit të madh Qemal Haxhihasani, është një “hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me çetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.” (Q.H. në Folklori Shqiptar, Tiranë 1977 f.76).

Piktura: 1988 / Gjergj Elez Alia – Gazmend Leka

Ky mund të jetë një nga punimet më mbresëlënëse të Gazment Lekës e njëherazi një ndër ilustrimet më fantastike të Gjergj Elez Alisë, në përballje me Bajlozin. Realizuar në 1988, tashmë ai është pjesë e atij fondi artistik që i përket historisë e i shton vlera asaj.

Ballafaqim i fakteve me propagandën

Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi “tim për tim” (oxhak për oxhak). Por, në thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia  amniston përgjithnjë gruan nga flijimi. Karakteri ktonik (tokësor) i eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit.[1]

ĐERZELEZ ALIJA (ZHERZELEZ ALIJA)

SIPAS PROPAGANDËS SERBE

Krajina e Bosnjës e skicoi imazhin poetik të Alija Zherzelez sipas imazhit të princit serb (të krishterë) Marko Mërnjavçeviç, bazuar te personazhi historik Ali Bej Mihalogllu. Këngët mbi Zherzelez Alija u shpunë nga rapsodët dygjuhësh, nga hapësira e Sllavëve të Jugut (dikush do thoshte të kundërtën) në hapësirën e Shqipërisë së Veriut, ku ai njihet si Gjergj Elez Alia.

“ Krajina modeled the poetic image of Alija Đerzelez after the image of Serbian (Christian) Prince Marko, based on the historic person Ali Bey Mihaloğlu. Songs about Đerzelez Alija were transmitted by bilingual singers from South Slavic milieu (some would say back) to northern Albanian milieu, where he is known as Gjergj Elez Alia.” (wikipedia: Đerzelez Alija)

S’do ishte hera e parë që institucione të orjentuara serbe, japin shembullin e padiskutueshëm të mohimit dhe propagandës.

[1]

Titulli: Historia e popullit shqiptar, Volumi 1

Redaktor: Kristaq Prifti, Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH)

Botues: Botimet Toena, 2002

“Tregime të moçme shqiptare” e Mitrush Kutelit, ilustrimi i Gjergj Elez Alise nga Gazment Leka /usalvision.com

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago