<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me qytetin më të sigurt në botë!

Prej kohësh, siguria ka qenë një shqetësim parësor për udhëtarët kur është fjala vendin që ia vlen të vizitosh. Por, këto kohë përmbysën gjithçka, duke ndryshuar deri nocionin e ‘sigurisë’.

Kjo mund të shpjegojë edhe ndryshimet e rezultateve të studimit nga ”The Economist”, që rendit 60 destinacione në të gjithë botën, bazuar në sigurinë shëndetësore, asaj digjitale, personale, mjedisore dhe asaj të infrastrukturës.

Ndërkohë që qytetet aziatike, si: Tokio, Singapori dhe Osaka, prej kohësh janë renditur në vendet e para vit pas viti, ky vit solli të parin në listë një qytet europian.

Për herë të parë në histori, Kopenhagen u shpall qyteti më i sigurt në botë.

Kryeqyteti i Danimarkës, shkoi nga vendi i 8-të në 2019-ën, në vendin e parë në vitin 2021, më së shumti si pasojë e implementimin të politikave mjedisore si dhe sigurisë personale.

“Një faktor kryesor që e bën Kopenhagën qytetin më të sigurt në botë është norma e ulët e krimit,” -thotë krye bashkiaku i qytetit, Lars Weiss.

Një tjetër faktor që e karakterizon këtë qytet është ‘kohezioni social’ – që do të thotë se ndasitë këtu janë të pakta dhe komunitetet janë shumë të lidhura. Në të njëjtën kohë, hendeku i pasurisë këtu është vërtetë i ngushtë, që tregon se ndryshimet klasore janë më të pakta se në vende të tjera, thuhet në raport.

“Është një qytet miks, ku asistenti i departamentit të pastrimit dhe CEO, takohen në të njëjtin supermarket dhe i dërgojnë fëmijët në të njëjtën shkollë,” – shprehet kryebashkiaku i këtij qyteti.

“Ky është një nga gurët e themelit të kulturës daneze dhe kontribuon jashtëzakonisht shumë, në nivelet e larta të besimit që na bashkon, si dhe ato të sigurisë,” – shton ai.

Qyteti i Torontos, në Kanada, e humbi këtë titull prestigjioz për fare pak, duke marrë vendin e dytë në listë, i ndjekur nga Singapori, në vendin e tretë.

Edhe pse në vendin e katërt, Sidnei zuri vendin e parë në kategorinë e sigurisë digjitale, ndërsa Tokio, fituesi i vendit të parë në 2019-ën, zbriti në vendin e 5-të.

Amsterdami ishte në vendin e 6-të këtë vit, ndërsa Wellington në Zelandën e Re doli i 7-ti, i ndjekur nga Hong Kongu, Melburni dhe Stokholmi, që përmbylli edhe dhjetëshen më të mirë.

Nju Jorku ishte qyteti amerikan i vendosur më lartë në listë, duke e ndarë vendin e 11-të me Barcelonën. Ndërkohë, Uashington DC mori vendin e 14-të, ndjekur nga Londra dhe San Francisko, që barazuan për vendin e 15-të.

Pesëshja e fundit u përbë nga Lagos (Nigeri), Kairo (Egjipt), Karakas (Venezuela), Karachi (Pakistan) dhe Yangon i Burmës./

postbck postbck

Recent Posts

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

2 hours ago

Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru

  Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…

3 hours ago

Si ndikon ndërrimi i orës në organizmin tonë?

  Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e orës, shumë njerëz e ndiejnë veten të…

3 hours ago

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

2 days ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

2 days ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

2 days ago