Një avokado në ditë mund të ndihmojë në shpërndarjen e yndyrës në barkë te gratë, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Illinois.
Në studim morën pjesë 105 vullnetarë obezë, të cilët konsumuan një vakt avokado në ditë për 12 javë, pra 3 muaj.
Gratë që konsumuan avokado si pjesë e vaktit të tyre kryesor ditor treguan një reduktim të yndyrës të barkut, domethënë yndyrës së rrezikshme që rrethon organet e barkut.
Hulumtimet u botuan në revistën ‘Journal of Nutrition’ nën mbikëqyrjen e Naiman Khan, profesor në Universitetin e Illinois.
Qëllimi i hulumtimit ishte të hetonte rolin e avokados jo në humbjen e peshës, por në ruajtjen dhe shpërndarjen e indit dhjamor.
Dhjami nënlëkuror dhe ‘visceral’ grumbullohet në bark, ku i pari grumbullohet nën lëkurë dhe konsiderohet më pak i rrezikshme se i fundit, i cili rrethon organet vitale shoqërohet me një rrezik më të lartë të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare./
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…