“Wonder of the Seas” anija më e madhe në botë

Wonder of the Seas, anija më e madhe në botë, do të nisë lundrimin vitin e ardhshëm. Anija turistike e shumëpritur do të lundrojë nga shtëpia e saj në Fort Lauderdale, Florida për në Karaibe më 4 Mars 2022. Anija është 362 metra e gjatë, gati sa katër fusha futbolli, 64 metra e gjerë, ose afërsisht dy të tretat e një fushe futbolli.

Në këtë anije turistike mund të strehohen  6,988 mysafirë në 2,867 dhoma. Anija është konceptuar me tetë “lagje” të veçanta, duke përfshirë një oaz të mbushur me bimë të quajtur “Central Park” dhe “Suite Class Neighborhood”, që përmban një bar privat, restorant, pishinë dhe një dhomë me diell në dispozicion për mysafirët që duan të paguajnë për një suitë të nivelit luksoz.

Anija është në thelb një qytet i tërë, por lundron. Një ekuipazh prej 2,300 personash do të jetë në dispozicion. Royal Caribbean International thotë se “Wonder do të shkëlqejë si mrekullia më e e re në botë, në Karaibe dhe Mesdhe”.

postbck postbck

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

1 hour ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

2 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

2 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

3 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

3 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

4 hours ago