Konsumimi i rregullt i qepëve dhe hudhrave do të përmirësojë mrekullisht imunitetin tuaj, ndihmon në parandalimin e káncerit dhe ruan shëndetin optimal të zemrës. Hudhra është antibiotik natyral i fuqishëm dhe ka veti të forta antibakteriale.
Prandaj qepa dhe hudhra preferohen nga shumë njerëz për vetitë që kanë, por aroma e tyre e pakëndshme shpesh i mban pak larg. Askush nuk do të donte të shkatërronte një takim romantik ose një intervistë pune vetëm se ka ngrënë qepë ose hudhër pak më parë.
Megjithatë, nuk ka pse t’i shmangni qepët dhe hudhrat, mjafton të bëni diçka për të reduktuar efektin e tyre.
1.Hani perime që balancojnë aromën. Limonët, karotat dhe kërpudhat janë armiq të aromës së qepëve dhe hudhrave.
2.Çaj jeshil. Disa studime tregojnë se disa substanca të çajit jeshil mund të neutralizojnë komponentët që shkaktojnë erën e keqe tek hudhrat dhe qepët.
3.Lani dhëmbët dhe shpëlani gojën. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni çdo mbetje të qepëve dhe hudhrave si dhe të ‘vrisni’ bakteret që shkaktojnë aromën e keqe.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…