<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gabimet më të mëdha me dietat që çojnë deri në vdekje

Një raport i ri tronditës botuar në gazetën ‘The Lancet’ pohon se rreth një e pesta e vdèkjeve në botë lidhet me dietat e varfra. Studimi shpjegon se në rang global, një milionë vdèkje në vitin 2017 ishin të lidhura me dietat e varfra. Sëmundjet kardiovaskulare, disa káncère të caktuara dhe diabeti i tipit 2 ishin ndër sëmúndjet më të shpeshta që çonin në vdèkje.

Ushqyerja njihet si një nga ato fusha të shëndetit publik që është përkeqësuar në mënyrë drastike gjatë shekullit XXI. Ndërsa shumë faktorë ndikojnë në rritjen e numrit të vdèkjeve të lidhura me dietën, raporti thekson rëndësinë e tre rekomandimeve të të ushqyerit që janë injoruar shumë shpesh. Ai gjithashtu thekson nevojën për të eliminuar tre kategoritë e ushqimeve që konsumojmë shumë shpesh.

Më poshtë do të lexoni gabimet më të mëdha me dietat që çojnë deri në vdèkje njerëz në mbarë botën:

Mosngrënia e frutave të thata: Mangësitë më të mëdha u vunë re tek arrat dhe frutat e thata. Në përgjithësi po marrim vetëm 12% të sasisë së rekomanduar, thuhej në raport ndërkohë që sipas studimit duhet të marrim 21 gramë në ditë. Në fakt, marrim vetëm 2 gram në ditë. Frutat e thata si arrat, lajthitë bajamet janë të pasura në proteina, fibra, acide yndyrore të shëndetshme dhe vitamina.

Mangësitë në marrjen e drithërave të plota: Ne nuk hamë mjaftueshëm drithëra të plota. Sasia mesatare ditore është 29 gram, kur duhet të hamë 124 gramë në ditë sipas sudimit. Përfitimet potenciale të tyre lidhen me rreziqet e ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare, shëndetin më të mirë të aparatit tretës dhe menaxhimin e peshës. Ky shqetësim prek amerikanët në veçanti.  Duhet të konsumoni sa më shumë oriz kafe, elb, bollgur, pasta integrale, misër.

Mangësitë në marrjen e qumështit: Në rang global jemi duke konsumuar 16% të sasisë ditore të rekomanduar të qumështit sipas studimit të ri. Ka pasur disa debate vitet e fundit rreth temës nëse qumështi është apo jo i mirë për shëndetin. Por qumështi i plotë po bën një kthesë dhe po përforcohet teoria se qumështi me yndyra të plota lidhet me një rrezik më të ulët të obezitetit. Gjithashtu ndihmon fëmijët të thithin në mënyrë më efikase vitaminën D dhe lidhet me kocka më të forta.

Konsumojmë shumë kripë, pije me sheqer dhe mish të përpunuar: Të gjithë i dimë efektet anësore të të pirit shumë pije me gaz gjatë ditës të lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, demencën, sulmin në zemër, etj. Kripa e tepërt mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, goditje e sulm në zemër kurse mishrat e proceduar lidhen me shanse të rritura për diabet, sëmundje të zemrës dhe disa lloje káncèri. Shpresojmë që ky artikull t’ju ndihmojë të kuptoni që duhet t’i hidhni në plehra kanaçet e gazuara që keni në friogrifer dhe të  rrëmbeni një grusht arra ose bajame.

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago