<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vaksinimi – ”Deri në fund të viteve të 60-ta, vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë ka qenë e madhe..”

Daut Dauti

Vaksinimi


Deri në fund të viteve të 60-ta, vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë ka qenë e madhe. Shumica dërmuese e fëmijëve të lindur vdisnin pa e mbërri moshën 2 vjeçare. Kjo ka qenë për shkak të kushteve të rënda (varfërisë) dhe mungesës së kujdesit shëndetësor. Atëherë foshnjet vaksinoheshin me numër të vogël për shkak se në popullsinë rurale gratë lindnin në shtëpi.
Gjenerata ime duhet të jetë e para që ka filluar jetë me vaksinim. Nuk e di sa vaksina i kam marrë në fëmijëri. Më së shumti (me siguri katër lloje të ndryshme) kam marrë në ditën e parë kur kam shkuar ushtar. Në ushtri nuk të pyesin:”më falni ju lutem që po iu shqetësoj, por a keni dëshirë të vaksinoheni?”. Jo. Aty bëhet me urdhër:”shtrije dorën”. Dhe është shumë mirë që është kështu për shkak se koha e shërbimit në ushtri nuk përballohet pa vaksinat që i merrnim.
Por, e mbaj mend një vaksinë të veçantë që e kam marrë në vitin 1972 kur në Kosovë na ra ‘variola vera’ (lia e madhe), një sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme. Atëherë ekipi mjekësor erdhi në shkollë dhe na vaksinoi të gjithëve. Një mjeke, ndoshta infermiere, me një copë pambuku të lagur me alkool e qullosi krahun tim të djathtë, dhe aty, me një lloj gjilpëre e grithi lëkurën në dy vende duke i krijuar (gravuar) dy shenja të kësaj forme #, të cilat i kam ende në krah.
Kujdesi shëndetësor atëherë ka qenë larg nën nivelin e sotëm qe ka Kosova. Megjithatë, ekipet mjekësore brenda një kohë të shkurtër e vaksinuan tërë Kosovën. Mjekët shkonin edhe në fshatrat më të largëta dhe Kosova shpëtoi nga vdekjet fatale. Ky ka qenë një sukses i madh i shëndetësisë kosovare, por edhe i pushtetit të atëhershëm të cilin tashti kemi dëshirë ta kritikojmë. Edhe popullata tregoi nivel të lartë dhe askush nuk e refuzoi vaksinën. Ndoshta edhe nuk kanë guxuar ta refuzojnë dhe kjo në këtë rast është gjë e mirë.
Sot, pas gjysmë shekulli, kur mendohet se kemi bërë një përparim të madh, shohim se si dështojmë. Dështon shteti në organizim, dështon shëndetësia në veprim dhe më së shumti dështon mentaliteti refuzues. Është i papranueshëm një mentalitet që e refuzon vaksinën kur dihet se ajo shpëton jetën. Tashti jetojmë në një kohë kur të gjithë e kemi të qartë se 99% e të vdekurve nga Covid 19, janë raste të njerëzve të pavaksinuar. Çka duhet të thuhet më shumë që të bindet dikush se duhet ta vaksinohet? /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

4 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago