Një studim i kryer në Norvegji zbuloi se shkrirja e akullnajave për shkak të ngrohjes globale zvogëlon diversitetin gjenetik të arinjve polarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Studiuesit nga Instituti për Kërkime Bioekonomike në Svanvik të Norvegjisë, kanë studiuar ndikimin e ndryshimit të klimës tek arinjtë polarë.
Studimi, i kryer nga Snor Hagen dhe Simo Maduna, ekzaminoi mostrat e ADN-së të marra nga 622 arinj polarë në arkipelagun Svalbard pranë Polit të Veriut.
Analiza, e bazuar në kritere të ndryshme, zbuloi se diversiteti gjenetik është ulur me 3 deri në 10 për qind midis viteve 1995 dhe 2016.
Duke deklaruar se shkrirja e akullnajave ka bërë që specie të ndryshme të arinjve polarë të ndaheshin nga njëri-tjetri, studiuesit thanë se për shkak të situatës së re, është rritur çiftëzimi brenda species.
Studiuesit thonë se për sa kohë që ndikimi katastrofik i ndryshimit të klimës në akullnaja zgjat, arinjtë polarë do të jenë në rrezik të humbasin diversitetin e tyre gjenetik.
Studimi u botua në revistën “Royal Society”.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…