“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhtoi – që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
Nuremberg, 16 mars. Ne lexojmë në gazetën tonë, artikullin si më poshtë: Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri, në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili, menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.
Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?
Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë, të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën dhe kështu, ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë, në Epir.”
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…