<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Dasma shkodrane” e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit

“Dasma shkodrane” 1924, vaj mbi kanavacë, 94,5×133,5 cm

“Dasma shkodrane” është jo vetëm një emblemë e galerisë së piktorit, Kolë Idromeno, kjo tablo është ajo puhizë e tamëlt e këndimit të vlerave përfaqësuese të Shkodrës. Përmes kësaj tabloje Idromeno piktor, por po kaq i famshëm edhe si fotograf, skenograf, arkitekt, skulptor dhe muzikant, i gjithëshkëlqyeshmi i spovave arriti të përcjellë përmes kësaj pikture një etapë sa gazmimi aq dhe përfaqësimi të kryeqendrës shqiptare, në ç’farë më vezullimshmëm se sa në atë të dasmës, këtij solemniteti, të cilit ju dha gjithë ajo madhështi, gjithë ai ceremonialitet, gjithë ai sharm dhe finesë që Shkodra e mëkoi ndër qindravjeçarë për ta trashëguar në vitet që do të vinin si një kreshtë e lartë e qytetërimit.
Për veprën e artit antropologjisti amerikan Clifford James Geertz (1926-2006) shkruan se është një mekanizëm i zhvilluar për të përcaktuar marrëdhëniet shoqërore, për të mbështetur rregullat dhe për të forcuar vlerat shoqërore. Sipas tij, kur studiojmë një formë të artit, ne eksplorojmë një ndjeshmëri, e cila në thelb është një formacion kolektiv, pasi themelet e një formacioni të tillë janë aq të gjëra e aq të thella sa është qënësia shoqërore.
Ndjeshmërinë jo vetëm të piktorit, po të një bashkësie të tërë ne mund ta eksplorojmë duke admiruar tablonë ‘Dasma shkodrane’. Nga ajo tablo mësojmë si vepronin rregullat në bashkësinë katolike të qytetit të Shkodrës, marrëdhëniet ekonomike e shoqërore midis fiseve, familjeve, gjinive, shtresave të popullsisë së asaj kohe. Sot ne nuk shohim në tablo atë që shihnin bashkëkohësit e Idromenos, as atë që vetë Idromeno paraqiste në tablonë e tij. Kur admironin një ceremoni dasme, e cila ishte e lidhur me mënyrën e tyre të jetesës, me marrëdhëniet gjinore, me formën e komunikimit midis fiseve, me qëndrimin ndaj vajzës, ndaj djalit, ndaj familjes, ndaj veshjes, emocionet e asaj kohe ishin të ndryshme nga ato që provojmë ne sot.

Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

9 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

10 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

10 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

10 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

11 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

11 hours ago