Është e rëndësishme të kemi gjithmonë një kujtesë të mirë, e cila do të na ndihmonte në zgjidhjen e mjaft problemeve. Është e rëndësishme tu japim përparësi disa lloje të ushqimeve të cilat do të na ndihmojnë për të pasur një kujtesë më të mirë. Hani ushqime të pasura me selenium për të marrë të paktën 55 mikrogramë çdo ditë. Peshk dhe vaj peshku. Peshku përmban selenium, vitamina A dhe D, fosfor, magnez dhe jod (peshku i detit). Vaji i peshkut është burim i pasur me yndyrë, e cila ndihmon në zhvillimin e trurit. Hani rreth 396g peshk në javë, tri racione.
Boronica. Janë frutat që e mbajnë trurin gjithmonë të freskët dhe janë mbrojtëse shumë të mira kundër inflamacionit dhe oksidimit – dy procese që plakin qelizat e trurit dhe lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e Alzhaimerit. Boronicat janë shumë të mira, edhe për të përmirësuar kujtesën afatshkurtër (në rastet e sezoneve të provimeve p.sh).
Ushqime të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një tjetër antioksidant që ndihmon kujtesën. Të hash vetëm 30 mg arra ose fara në ditë, ose duke i marrë bashkë me vitaminën C, mund të të ndihmojë në rritjen e nivelit të vitaminave të duhura. Vitamina E gjendet në ushqime të tilla si farat e lulediellit, patatet e ëmbla, lakra jeshile, si dhe në vajrat e perimeve. Omega 3 është ushqim i shkëlqyer i trurit, duke siguruar acidet yndyrore te nevojshme për përmirësimin e kthjelltësisë mendore. Vaji i peshkut (salmon, trofta) ndalon humbjen e kujtesës në nivele të konsiderueshme. Por burime të mira të Omega 3 janë edhe arrat dhe të gjitha llojet e farave të thata.
Karotat. Kur të duhet të memorizosh një tekst, sa më shumë karota. Një karotë e vetme furnizon 157 për qind të sasisë së përditshme të rekomanduar të vitaminës A. Pikërisht për këtë arsye, prej kohësh, ajo është lidhur me shëndetin dhe sidomos me mirëqenien e shikimit. Por karotat kanë edhe një përfitim tjetër kurioz: betakaroteni që ato përmbajnë, ndihmon në përmirësimin e kujtesës verbale dhe në shfaqjen më të shpejtë të datave të memorizuara. Me fjalë të tjera, nëse duhet të flisni në publik, kuzhina duhet të jetë plot me karota. Mos harroni të Shmangni ushqimet e përpunuara! Janë mishrat e përpunuar, yndyrat, ëmbëlsirat, biskotat dhe pastat, yndyrat e ngopura (gjalpë, sheqer etj). Dietat e ashpra. nuk janë të mira për një tru shëndetësor. Shumë sheqer. Zhvillon indet e reja të trurit dhe nivelet e ulëta të BDNF-së, që janë të lidhura me depresionin dhe skizofreninë. Alkooli mund të ndikojë shumë keq në shëndet, por shkakton edhe ulje të kujtesës, kështu që është mirë të mbash gjithçka nën kontroll.
Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…