<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nuk kishte ndodhur më parë/ Zgjerohet vrima e Ozonit në Polin e Jugut, madhësia kalon sipërfaqen e Antarkditës

Vrima në shtresën e ozonit në atmosferë, e cila formohet çdo vit mbi Polin e Jugut, në shtator të këtij viti u rrit me 75% më shumë dhe tani është edhe më e madhe se Antarktida.

Çdo vit, midis gushtit dhe tetorit, që është stina e pranverës në hemisferën jugore, ozoni hollohet mbi Antarktidë dhe vrima arrin madhësinë e saj maksimale nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit.

Por këtë vit dimensionet e tij janë më të mëdhatë për shumë dekada, pa qenë e qartë pse po ndodh kjo, shkruan “New Scientist”.

Deri në vitin 2020 vrima kishte arritur një sipërfaqe prej rreth 24 milionë kilometra katrorë në fillim të tetorit, ndërsa këtë vit që nga java e kaluar ajo e ka tejkaluar shumë këtë madhësi.

Fenomeni po monitorohet nga shkencëtarët nga Observatori Evropian Atmosferik (CAMS) Copernicus, të cilët nuk përjashtojnë që mund të rritet edhe më shumë në fillim të tetorit.

Shtresa e ozonit në stratosferë, 11 deri në 40 kilometra mbi sipërfaqen e planetit, mbron si një mburojë nga rrezet e dëmshme ultraviolet të diellit.

Kimikatet të tilla si klorofluorkarburet sintetike, të përdorura kryesisht në sistemet e ftohjes, kanë kontribuar në të kaluarën në mënyrë të konsiderueshme në shterimin e ozonit.

Ndalimi i këtyre substancave për disa vjet ka çuar në një rimëkëmbje graduale, por të ngadaltë të ozonit.

Sidoqoftë, edhe krijimi i një vrimë jashtëzakonisht të madhe në një vit si 2021 nuk do të thotë domosdoshmërisht se rimëkëmbja e ozonit është ndalur me kalimin e kohës.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

2 days ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

2 days ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

2 days ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

2 days ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

2 days ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

3 days ago