Misteri i flamurit të parë shqiptar-Cili është verzioni i vërtetë?

Simboli i pavarësisë në 28 nëntor 1912, flamuri, vazhdon të ketë disa enigma të pazgjidhura deri në ditët e sotme.

100 vjet më vonë, nuk është zbuluar ende se cili ishte ai person që solli flamurin në Vlorë dhe ia dha Ismail Qemalit, që më pas, me krenari valëviti flamurin e parë të Shqipërisë së pavarur.

Dokumentat e shkruar dhe fotografitë mungojnë. Kjo është arsyeja përse gjendemi sot përballë aq shumë hipotezave apo fakteve që lënë vend për dyshim, se kush e solli flamurin dhe nëse mund të zbulohet e vërteta historike.

Varianti i parë
Në verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur në ishullin grek. Midis tyre ishin edhe përfaqësues nga SHBA-ja të dërguar nga shoqëria patriotike “Besa-Besën”. Patrioti Kola, me të vëllain Thoma Katundi i dorëzuan zonjës Marigo flamurin me të cilin ajo u kthye në Vlorë duke e veshur nën teshat e saj. Një vit më vonë, Marigoja ia dhuroi këtë flamur plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, për ta ngritur në 28 nëntor, në ballkonin e shtëpisë së Xhemal Beut.

Varianti i dytë
Shumë patriotë kanë të njëjtin mendim se flamuri i ngritur në 28 nëntor është pikturuar nga vetë dora e zonjës Marigo, sipas modelit të shqipes së vizatuar nga Dom Mark Vasa. Këtë hipotezë e mbështet edhe zonja që ka punuar pranë Marigosë gjatë të gjithë jetës. Ndërsa flamuri prej Amerikës që solli Marigoja iu dorëzua Llambi Bimblit, i paprekur kur këta po niseshin për në Korçë dhe ky flamur u ngrit kur Korça deklaroi nga ana e saj pavarësinë. “Flamuri që bëmë ne nuk është krejt i kuq, por në ngjyrën e specit”, kujton ndihmësja e Marigosë.

Varianti i tretë
Bejlerët e Vlorës thonin se këtë flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qenë ata që e dorëzuan më pas tek Ismail Qemali.

Varianti i katërt
Revista “Hylli i Dritës” shkruante në vitet pas pavarësisë se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal në Kotor dhe atje ka marrë një flamur diku tek dy metra të gjatë.

Varianti i pestë
Patrioti korçar, Thoma Nasi, në autobiografinë e tij shkruan se në vitin 1911, së bashku me një numër tjetër patriotësh, u kthyen në atdhe me qëllim që të luftonin kundër armikut dhe njëkohësisht sollën edhe flamurin e parë, që u ngrit më pas në datën 28 nëntor 1912 prej Ismail Qemalit.

Varianti i gjashtë
Spiridon Ilo dhe patriotë të tjerë tregojnë se grupi që u nis nga Rumania për të shpallur pavarësinë kishte marrë me vete edhe atë që do të shndërrohej në flamurin e parë të shtetit të pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me fjalët që Spiridoni i ka thënë djalit të tij: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht, unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti e deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e valëvita në parmak me sqepar”.

Varianti i shtatë
Spiridoni, me flamurin që kishte me vete, bujti tek shtëpia e Marigo Pozios, meqë ishte kushërira e parë e tij. Marigoja i qëndisi flamurit thekët e verdhë, për ta bërë ashtu siç e tregoi Spiridoni, në kartolinën e vitit 1920.

Varianti i tetë
Eqerem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se ai që u ngrit në datën 28 nëntor 1912 ishte flamuri i shtëpisë së tij, të cilin e ruante në një kornizë, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.

Varianti i nëntë
Nga gazeta “Kolonja”, në vitin 2001 është shkruar: “Asim Dika ishte ai që mori flamurin e qëndisur nga motrat Qirjazi dhe ia çoi Ismail Qemalit në Vlorë”.

Varianti i dhjetë
Në librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet për flamurin e ngritur në Vlorë në vitin 1912, duke paraqitur të dhëna të tjera mbi origjinën e flamurit, të dhëna që ai i ka krahasuar edhe me të vëllain e tij, juristin Thanas Floqi./tch

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

15 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

16 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

17 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

18 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

19 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

2 days ago