<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush ishte akrobati që gënjeu botën se ishte mbreti i Shqipërisë

Më 13 gusht 1913, Otto Witte, aktor e akrobat, shpalli se ishte kurorëzuar mbret i Shqipërisë.

Në vitin 1913, disa muslimanë shqiptarë ftuan Halim Eddine, nipin e Sulltanit, që të vinte në Shqipëri dhe të bëhej mbret i saj.

Otto Witte, duke vërejtur ngjashmëri të tij me Halim Eddinen, shkoi në Durrës dhe, sipas tij, u kurorëzua mbret nga trupat vendore.

Ai gjithashtu pohoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, bëri një jetë luksi, si dhe i shpalli luftë Malit të Zi, para se mashtrimi të zbulohej.

Gjithashtu ai mori një pjesë të konsiderueshme të thesarit të mbretërisë, dhe arriti të ikte jashtë vendit, të paktën kështu tha.

Por historitë e Otos janë parë si të pamundura.

Së pari, nuk ishte nipi Halim Eddine, por biri i Sulltan Abdul Hamidit, Burhan Eddine, të cilit i ishte ofruar froni në vitin 1914, dhe ai nuk erdhi.

Fillimisht, Otto pohoi se kjo aventurë kishte ndodhur në shkurt të vitit 1913; por atëherë Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, kështu që Otto e ndryshoi datën duke e vendosur ngjarjen në gusht 1913.

Nuk ka asnjë dëshmi të burimeve shqiptare për të mbështetur pretendimet e Otos.

Megjithatë, ai u bë i famshëm në Gjermani.

Policia në Berlin lejoi që karta e tij e identitetit të mbante pseudonimin “ish-Mbreti i Shqipërisë”. Mendohet se Otto Witte ishte gënjeshtar patologjik; për shembull, ai deklaronte se në Gjermani kishte themeluar një parti politike; se kishte qenë kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, dhe se kishte fituar 25.000 nga 230.000 votat në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg – të dhënat e votimeve të atij viti nuk e mbështesin këtë pohim.

Interesi në Shqipëri ishte i lartë në botën gjermano-folëse, sepse fuqitë e mëdha kishte zgjedhur një princ gjerman që të ulej në fronin shqiptar. Vihelm Vidit iu afrua ky fron në vitin 1913 dhe ai qëndroi gjashtë muaj; gjithashtu, ngjashmëria në emër Vidi – Witte mund ta ketë nxitur fantazinë e Ottos.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

23 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

1 day ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

1 day ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

1 day ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago