<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vendi ku u vranë më shumë se një milion njerëz!(Foto)

Çdo janar kujtohet  Dita e Kujtimit. Pervjetori i çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic, i cili shënoi përfundimin e masakrës së regjimit hitlerian kundër hebrenjve. Iniciativa të shumta zhvillohen në të gjithë botën, për të mos harruar atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë.

Fëmijë që i mbijetuan Aushvicit pak para lirimit!

Aushvic u ndërtua në vitin 1940 në një fshat të vogël të Polonisë që sot është pjesë e qytetit të Bremës. Themelohet me urdhrin e Hainrih Hitlerit dhe komandohet nga Rudolf Hos. Që më 14 qershorin e atij viti, dërgohen në barakat e tij 728 të burgosur polakë. Më pas fillon ardhja masive e të burgosurve nga e gjithë Evropa. Nga viti 1924 deri në vitin 1944, makina naziste e vdekjes e shumëfishoi këtë kamp përqendrimi në 40 filiale, afër fonderive, minierave dhe fabrikave ku shfrytëzoheshin të burgosurit.

Heqja e trupit të drejtuesit të Aushvicit menjëherë pas ekzekutimit (1947)

Numri i saktë i personave të vrarë në Aushvic nuk është llogaritur kurrë me siguri, por vlerësime të besueshme flasin për mbi 1 milion e gjysmë viktima. Në dokumentet e kampit u regjistruan vetëm 400 mijë të burgosur, 96% e të cilëve humbën jetën.

Memoriali i Yad Vashem  në Izrael është monumenti përkujtimor i Holokaustit, pra, shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët. Yad Vashem do të thotë: ‘Një përkujtim e një emër”. Vendimin për ndërtimin e tij e mori Parlamenti Izraelit (Knesset) në vitin 1953.

Ndërtesa ka Sallën përkujtimore, Muzeun historik, Galerinë e artit, Sallën e emrave, Arkivin, Luginën e bashkësive të humbura, Qendrën edukative dhe Kopshtin e famshëm të të Drejtëve ndërmjet kombeve, për nder të njerëzve nga të gjitha kombet e fetë, që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja.

Memoriali ngrihet pranë Malit Herzl, në Majën e Har Hazikaron (Mali i Kujtimit). Brenda është ‘Hall of Remembrance”, një strukturë në formë çadre, që përkujton vrasjen e 6 milionë hebrenjve, shpesh bashkësi të tëra hebraike të zhdukura.

Këtu, para një flake, që nuk shuhet kurrë, janë shkruar emrat e njëzet e dy kampeve të përqendrimit dhe ruhen disa nga urnat me hirin e viktimave të furrave krematore. Ndërsa në Arkivin Qendror të Holokaustit e të Heroizmit, ruhen 50 milionë dokumente mbi shfarosjen në masë të hebrenjve.

Po ju njohim me tekstin e identifikimit të viktimave që gjendet në Aushvic:

“Duke lartuar flakën, që digjet në përjetësi,

në këtë Memorial, para hirit të shenjtë

të vëllezërve tanë, një me ta, e ndjejmë veten

një me kujtimin e tyre;

me 6 milionë bij prej popullit tonë

që pësuan martirizimin e vdiqën

nga dora e nazistëve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre,

së bashku me grupe të vogla e të mëdha hebraike,

të shkatërruara me synimin e ultë për të shlyer

emrin dhe kulturën e Izraelit në botë.

Me druajtje të shenjtë kujtojmë forcën e shpirtit

të vëllezërve tanë, madhështinë, guximin

e luftëtarëve që ndër geto ndezën

flakën e kryengritjes, duke shpëtuar nderin

e dinjitetin e popullit hebre; kujtojmë luftën

krenare e sublime të Kombit tonë për të shpëtuar

trashëgiminë e etërve e fytyrën njerëzore të bijve.

Kujtojmë, së fundi, ‘ të Drejtit e Kombeve’

që vunë në rrezik jetën e tyre

për të shpëtuar atë të hebrenjve”.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

15 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

15 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

16 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

16 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

16 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

17 hours ago