Aforizma nga Fyodor Dostoevsky (Fjodor Dostojevski, 11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881)
– Të jetosh pa shpresë është si të pushosh së jetuari.
-Lumturia më e madhe është të njohësh burimin e palumturisë.
-Lumturia nuk ndodhet në lumturinë, por në arritjen e saj.
-Nuk ka subjekt të vjetër për të cilin nuk mund të thuhet diçka e re.
-Shpirti shërohet duke jetuar me fëmijët.
-Një roman është vepër në poezi. Për ta shkruar atë njeriu duhet ta ketë qetësinë e shpirtit dhe të mbresës.
-Pushteti iu jepet vetëm atyre që guxojnë ta ulin veten dhe ta marrin atë. Vetëm tek një gjë është çështja, një gjë: të jesh i zoti për të guxuar.
-Nëse nuk është Zoti, gjithçka është e lejuar.
-Më i zgjuari, sipas meje, është njeriu që i thotë vetes budalla së paku një herë në muaj.
-Realistët nuk iu druhen rezultateve të studimeve të tyre.
-Njeriut i pëlqen vetëm të numërojë travajet e tij, por nuk i pëlqen t’i numërojë gëzimet.
-Duket, në fakt, sikur pjesa e dytë e jetës së njeriut është e përbërë nga asgjëja, përveç përvojave të grumbulluara gjatë pjesë së parë të jetës.
–Nëse do të shkatërronit besimin e njerëzimit në pavdekësi, jo vetëm dashuria, por çdo forcë e gjallë nga e cila varej vazhdimi i gjithë jetës në botë, do të thahej menjëherë.
-Sarkazma: streha e fundit e njerëzve modestë dhe me shpirt të dëlirë kur privatësia e shpirtit të tyre pushtohet në mënyrë të ashpër dhe agresive.
–Dikush mund ta njohë një njeri nga e qeshura e tij, dhe nëse ju pëlqen të qeshurit e një njeriu para se të dini diçka për të, ju mund të thoni me besim se ai është një njeri i mirë.
–Të privuar nga puna kuptimplotë, burrat dhe gratë humbin arsyen e tyre të ekzistencës; ata bëhen zymtë, si të çmendur.
–Një zotëri i vërtetë, edhe nëse humbet gjithçka që zotëron, nuk duhet të tregojë asnjë emocion. Paratë duhet të jenë aq poshtë një zotërie, sa vështirë se ia vlen të shqetësohet.
–Njeriu, për sa kohë që mbetet i lirë, nuk ka ankth më të vazhdueshëm dhe dërmues sesa të gjejë sa më shpejt dikë që të adhurojë.
–Ka gjëra që një njeri ka frikë t’i tregojë edhe vetvetes, dhe çdo njeri i mirë ka një numër të gjërave të tilla të ruajtura në mendjen e tij.
-Njerëzit nuk i pranojnë profetët e tyre dhe i vrasin, por ata i duan dëshmorët e tyre dhe adhurojnë ata që i kanë torturuar deri në vdekje.
–Bukuria është misterioze, sa dhe e tmerrshme. Zoti dhe djalli po luftojnë atje dhe fusha e betejës është zemra e njeriut.
–Shumë pakënaqësi ka ardhur në botë për shkak të hutimit dhe gjërave të mbetura pa thënë.
–Formula ‘Dy dhe dy bëjnë pesë’ nuk është jo tërheqëse./Elida Buçpapaj
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…
Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…
Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…
Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…
Nga: Halil Rama Pasi ka botuar dhe promovuar më parë librat “Kur binte një zymare në…