<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E fshehta e fshatit mes maleve të krahinës së Zagories

Krahina e Zagories njihet shumë pak, edhe pse roli i saj ka qenë gjithmonë strategjik. Krahina e Zagorisë është një ndër krahinat më malore, por dhe ndër më të bukurat në rrethin e Gjirokastrës dhe rajonit Jugor.

Ka një popullsi kryesisht autoktone dhe me rrënjë nga lashtësia. Gjatë kohëve moderne dhe viteve të emigrimit masiv, në Zagori u vendosen disa dhjetëra familje vllehe. Në ditët e sotme të ardhurit në këtë krahinë janë përshtatur dhe nuk bëjnë dallim nga vendasit autoktone.


Gjatë periudhës otomane Zagoria përfshihej në rrethin e Tepelenës ose siç quhej atëherë kazanë e Tepelenës. Më pas rreth viteve 1918 u përfshi në rrethin e Përmetit, ndërsa qysh prej vitit 1923 e deri në ditët e sotme Zagoria është pjesë e rrethit Gjirokastër.

Përfshirja në rrethin e Gjirokastrës ishte zgjedhja më e mirë për shkak të qasjeve të shumta të zagoritëve me banorët e Gjirokastrës.

Zagoria shquhet në rrafsh kombëtar për nivelin e lartë intelektual të popullsisë. Qysh prej periudhës së Zogut përqindja e Intelektualeve zagoritë në nivel vendi ka qenë ndër më të lartat.

Zagoria përbëhet nga 10 fshatra. Përkatësisht: Sheper, Nivan, Nderan, Topove, Koncke, Hoshteve, Lliar, Vithuq, Doshnice dhe Zhej.

Deri vitet e fundit fshati më i madh i Zagorisë ka qenë Sheperi me një rekord prej 600 shtëpish, thuhet në një dokument të vjetër turk.


Qendra e Komunës ndodhet në Nivan, rreth 45 km, larg nga Gjirokastra. Me ndarjen e re administrative ajo bën pjesë në Bashkinë  e Libohovës…

Para historia e saj daton qysh në shekullin e X, ku popullsia e saj ishte autoktone dhe në vitin 1431-1432, ka pasur 188 familje me 1600 banorë.

Sipas regjistrit të vitit 1583 numri i banorëve mësohet të ketë arritur deri në 3300 banorë dhe fshati më i madh rezulton të ketë qenë Sheperi me 600 shtëpi.

Rritja e popullsisë në krahinë ka ardhur si rrjedhojë e migrimeve të shumta nga krahinat e Labërisë, Kolonjës, apo zona të tjera që ruajtën fenë kristiane nga persekucionet e invadorëve të ndryshëm.

Deri në gjysmën e shek XIX popullsia arriti në 4300 banorë. Mungesa e tokës për prodhim bujqësor, vështirësitë e jetesës dhe ato natyrore, etj., kanë qenë arsyet pse banorët e kësaj zone emigruan në Stamboll, Greqi, Francë, Misir dhe në  fillim të shek. XX në Amerikë dhe Kanada, pa llogaritur këtu lëvizjet e ndryshme migratore.

Pra në shekujt e XVIII-XX, rreth 75- 80% e fuqisë punëtore zagorite jetuan dhe punuan në emigracion. Lugina e Zagorisë përshkohet nga një gjatësi prej27 km, kurse pellgu ujëmbledhës i saj është rreth 171 km2. .

Zagoria është vendosur në lartësinë rreth 750 m, mbi nivelin e detit dhe bukuritë e saj natyrore shpalosen në gjithë fshatrat e saj duke kulmuar kështu tek ujëvara impresionuse “Rrema e Doshnicës”, me një lartësi rreth 20 m.

Rruga automobilistike që lidh Zagorien me Gjirokastrën u përurua në vitin 1961, telefonizimi i saj  u krye  më 1967 dhe në vitin 1969 përfundoi elektrifikimi i gjithë fshatrave të krahinës.

Po ashtu u ndërtuan vepra të domosdoshme social-kulturore në shërbim të arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe jetës shoqërore në të.

postbck postbck

Recent Posts

A e shëron deti plagën? Mësojeni a guxoni të futeni në ujë të kripur…

Plaga është mbyllur, nuk dhemb më dhe pushimet kanë nisur. Për shumë njerëz, ky duket…

8 hours ago

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

1 day ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

1 day ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

1 day ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

1 day ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

1 day ago