Njerëzit nuk e kanë të thjeshtë të heqin dorë nga cigaret, edhe duke e ditur rrezikun që paraqesin cigaret për ta. Por, kur ndizni një cigare, a jeni të sigurt se ajo që po ndieni është shija dhe aroma e vërtetë e duhanit?
Në fakt, jeni duke ndier shijen e djegies, e cila për shumë ekspertë të shëndetit publik konsiderohet si armiku i vërtetë.
Përse djegia është armiku
Në ndezje, temperatura e cigares arrin deri në 850 gradë Celcius dhe nis të çlirohet tymi, i cili është përbërësi më i dëmshëm i njëcigareje. Tymi përmban rreth 6 mijë substanca, nga të cilat rreth 100 janë të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, ndaj edhe konsiderohet si shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me cigaren. Prandaj, djegia si proces si edhe tymi që krijohet nga ky proces, janë në fakt problemet më të mëdha.
Si alternativat po i ”fikin“ cigaret?
Duke arritur të përcjellin nikotinën pa djegie dhe pa tym. Nëkëtë mënyrë, ekspozimi ndaj substancave të dëmshme reduktohet në mënyrë drastike, krahasuar me cigaren. Alternativat moderne bazohen në teknologjinë e ngrohjes duke mos djegur, si rezultat i së cilës çlirojnë aerosol- një kombinim grimcash të lëngshme dhe të gurta me ajrin, përbërja e të cilit ndryshon në mënyrë drastike nga përbërja e tymit të duhanit.
Studimet e shkencëtarëve kanë konfirmuar se duke përdorur produkte pa tym ekspozimi ndaj kimikateve ulet deri në 95% nëkrahasim me cigaren konvencionale, ndaj edhe një numër gjithmonë e në rritje i ekspertëve të shëndetit u rekomandojnë tërriturve të cilët zgjedhin ta lënë cigaren, të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme. Ata sugjerojnë se përdorimi i këtyre pajisjeve shmang përbërësit e dëmshëm që gjenden tek tymi i cigares, përmes një mënyre më pak të dëmshme të konsumit të duhanit.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…