Nuk është e qartë nëse teknologjia përdoret vetëm për vjedhjet në masë apo është dizajnuar për të ndihmuar edhe konsumatorë individualë.
Samsung zbuloi se televizorët e kompanisë mund të çaktivizohen në distancë nëse zbulon se janë vjedhur. Funksionaliteti i quajtur “Television Block Function” u përdor së fundi në Afrikën e Jugut pasi disa televizorë të kompanisë u vodhën gjatë protestave të dhunshme që pati muajin e kaluar.
Sipas Samsung teknologjia është e instaluar në të gjithë televizorët e kompanisë dhe përdorimi i saj siguron se ata do të përdoren vetëm nga blerësit e vërtetë me një dokument që provon blerjen.
Që TV Block të funksionojë, Samsung i duhet kodi serial i televizorit të vjedhur. Kur lidhet në internet, automatikisht kontrollon kodin serial tek një server i Samsung dhe çaktivizon televizorit automatikisht nëse gjen se është i vjedhur.
Bllokimi i televizorëve në Afrikën e Jugut duhet të ketë qenë proces i lehtë duke qenë se janë vjedhur nga magazinat e vetë Samsung. Por kompania tha se nëse televizori i tyre është bllokuar gabimisht, mjafton që përdoruesit e prekur ti dërgojnë një dokument që vërteton blerjen. /portali.info/
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…