Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shënimet e një oficeri gjerman: Marrëveshja me Nikë Sokolin në Alpet shqiptare

Shefi im në Pec (Pejë), komandanti i trupave gjermane, më tha se kishte marrë urdhër nga komanda superiore në Beograd që, në Alpet shqiptare, në perëndim të Djakovicës (Gjakovës), të ndërtonim një pikëmbështetje. Njëri ndër qëllimet kryesore të pikëmbështetjes ishte, mjete të tjera lufte, nga oficerët anglezë të inteligjent servisit.

Ngritjen dhe mbajtjen e kësaj pikëmbështetje të ushtrisë gjermane, në Alpet shqiptare, komandanti, ma ngarkoi mua me disa ushtarë nga Taxhikistani.

Nga Peja deri tek vergmali, pas të cilit do të ngrihej pikëmbështetja, ishin 75 km distancë por, vetë pikëmbështetja do të ngrihej akoma më thellë, pas një qafe në lartësinë 1800 m. Rruga për tek qafa kalonte rreth 30 km larg Valbonës  dhe ishte shumë e pyllëzuar. Na duhej të kalonim përmes atij pylli të dendur ku, në rastin më të mirë, kishin kaluar vetëm kafshë ngarkese.

Pikëmbështetja duhej të ishte dy ditë marshimi larg nga Peja. Kjo për arsye komunikimi me komandën qendrore në Pejë.

Iu luta shefit tim që të më krijonte mundësinë e informimit për zonën, para se t’i përgjigjesha me PO. E pranoi kërkesën time.

Në ditën e parë të marsit 1944, unë, i shoqëruar nga gjashtë ushtarë taxhikistanas dhe një shqiptar nga Gucia (Mali i Zi), u nisëm për në pjesën më veriore të Shqipërisë, për të realizuar ngritjen e pikëmështetjes. Armatimi ynë përbëhej nga: 7 MP (automatikë), 7 pistoleta, secili nga 6 granata dore. Municionin e kishim të mjaftueshëm. Shqiptari ishte i armatosur me një karabinë italiane.

Fillimisht kaluam një qafë, në 2000 m. lartësi, në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku toka ishte varrosur nën dëborën e madhe e cila arrinte lartësinë shtatë metër. Mbi dëborën e ngrirë, frynte një erë e stuhishme dhe aq e ftohtë sa ta ngrinte frymën. Pas një marshimi prej 15 orësh, u futëm në luginën e Thetit (Thethit) ku më priti një shqiptar.

Nga aty, me qëllim zbulimi dhe njohje të vendit, për tri javë, i rashë kryq e tërthor zonës, duke shkelur me këmbë, nën dëborën e madhe, shpesh pa rrugë dhe shteg. Nga ky kërkim, mësova se, udhëheqësi i luftëtarëvve në veriun e Shqipërisë, i cili komandonte rreth 3000 burra, quhej Nikë Sokoli. Në shtabin e tij, duhej të ishte edhe një oficer anglez. Vendkomanda duhej të ishte në fshatin shkëmbor Curraj, në Nikaj-Mertur. Në shkëmbenjtë

mbi atë fshat, Nikë Sokoli kishte ”Çerdhen e shqiponjës“.

Për mua ishte e qartë se për ku duhej t’i hidhja hapat e mëtejshëm: Drejt Nikaj-Merturit. Vetëm atje, tek Nikë Sokoli, mund të mësoja nëse do të guxoja të ngrija vendkomandën në Alpet e Shqipërisë, sipas urdhërit që kisha marrë, ose jo.

Pas një marshimi dy ditor, i vështirë dhe shumë i rrezikshëm, arrita në Nikaj. Atje lart, në faqen e malit, poshtë shkëmbenjve gri të Majës së Hekurave, thuajse në kufirin ku mbaronin pemët, ndodhej shtëpia e Nikë Sokolit. Për dy ditë kërkova një drejtues i cili do të mund të më shoqëronte tek ai por, asnjë shqiptar i krahinës nuk merrte guximin që të shoqëronte një gjerman dhe për më tepër ta çonte tek Nikë Sokoli. Më në fund vëndosa të shkoj vetëm. Urdhri është urdhër.

Në mënyrë demonstrative, në sytë e gjithë njerëzve të pranishëm, i hodha armët në oborrin e kishës së Nikajve dhe u nisa për tek Nikë Sokoli. Ishte thuajse muzgu i mbrëmjes kur kalova urën e Currajve dhe, kur u ndesha me shtëpinë e parë, në shpat të malit, ishte bërë natë. Aty arrita që të bind një shqiptar për të më shoqëruar. Rreth mesnatës, ne u gjëndëm para shtëpisë së Nikë Sokolit. Na pranuan në shtëpi. Kur u ula në qilim, afër oxhakut, erdhi gruaja e Nikë Sokolit dhe na tha se Nika nuk ndodhej në shtëpi. Më pyeti çfarë dëshiroja.

I thashë se kam ardhur si mik dhe më duhet të takoj burrin tuaj, patjetër. Kam diçka të rëndësishme për ta

biseduar me atë. Pas mesnate, vonë, erdhën dy luftëtarë. Ata do ta njoftonin Nikën dhe unë mund të qëndroja në shtëpinë e tij, deri sa ata të ktheheshin me lajmin nga Nika. Në mëngjes, të dy partizanët erdhën dhe më thanë që të shkoja pas tyre. Zbritja për në luginë zgjati rreth një orë, dhe shkuam në një qëndër e cila ziente nga luftëtarët, të gjithë të armatosur, deri në dhëmbë. Më shoqëruan për në dhomën e miqve, ku Nikë Sokoli ishte ulur pranë oxhakut. Në korridor ishin një duzinë me liftëtarë, të cilët kujdeseshin për udhëheqësin e tyre. Sipas zakonit të shqiptarëve, në fillim, me urdhër të Nikës, më sollën dy filxhanë me kafe turke, njërin pas tjetrit. Pastaj më pyeti, përse kisha ardhur aty. Iu luta që të flisnim kokë më kokë. Unë kisha një mesazh shumë të rëndësishëm për atë, të cilin më duhej ta bisedoja vetëm me atë dhe pastaj, ai mund ta vëndoste vetë, nëse do ta bisedonte me vartësit e tij apo jo. Me një lëvizje të dorës së tij, dhoma u boshatis. Kur mbetëm vetëm, i thashë se, me urdhër të komandës superiore në Beograd, kam ardhur këtu në Nikaj, me qëllim që të ngre një pikëmbështetje. Nuk kam ardhur si armik por, si mik i juaj për t’ju ndihmuar, aq sa është në mundësinë time. Anglezët më duhej t’i shikoja si miq të tij dhe nuk guxoja as t’i luftoja dhe as t’i përzija.

Nuk ishte rasti për të shprehur dy fjalë por, na u desh të diskutonim gjatë, t’i merrnim gjërat një e nga një, deri sa

të kuptoheshim për çdo detaj. Në fund, Nikë Sokoli më dha dorën, si provë e paqes midis nesh. Pastaj ai më mori nga koka kapelen time ushtarake dhe më vuri në kokë kapuçin e tij të bardhë, të cilin ma shtyu pak nga prapa kokës. Më tha se, duhej ta mbaja në kokë kapuçin, në zonën e Nikajve, me qëllim që të gjithë banorët ta kuptonin menjiherë se unë isha miku i tij.

Para se ai të thërriste vartësit e vet, e këshillova Nikë Sokolin që, trupat e tij, të mos luftonin kundër trupave gjermane dhe se, të njëjtën gjë duhej të bënin edhe anglezët. Për të mos e komprometuar atë si udhëheqës i lëvizjes, i thashë se, harë pas here, ne mund të organizojmë këmbime zjarri të lehta, kundër njëri-tjetrit por, pa derdhur gjak. Ai mund të jepte informacione të rreme, për numrin e ushtarve gjermanë të vrarë nga tzrupat e tij, për robërit e kapur, për makinat e djegura etj. Kur po i thoja këto gjëra, ai më shikonte vrazhdët duke heshtur. E vura re se fjalët e mia ranë në tokë pjellore.

Kur u futën në dhomë, vartësit e tij ai i sqaroi ata se, unë mund të qëndroja në Nikaj si miku i tij dhe se, lejohesha të ngrija një pikëmbështetje, me gjashtë ushtarë, të cilën mund ta shfrytëzonim të dyja palët. Të gjithë e miratuan menjëherë dhe mua m‘u desh të këmbeja puthjet „vëllazërore“, me të gjithë ata. Për këshillën që i dhashë, nuk i vuri në dijeni, ajo mbeti midis nesh.

U ther shpejt një dash dhe filloi festa. Dikur, vonë në darkë, u ktheva tek njerëzit e mi, tek kisha e Nikajve. Me mua erdhën edhe dy luftëtarë, ata që më shoqëruan për tek Nikë Sokoli, të cilët, me urdhër të Nikës, do të qëndronin në dispozicionin tim. Të nesërmen, bashkë me dy liftëtarët shoqërues, morëm rrugën për në Pejë, ku arritëm në darkë vonë tek shtëpia e bajraktarit, një vartës ky i Nikë Sokolit, i cili na priti shumë miqësisht. Përseëri festë e madhe, me të ngrënë dhe të pirë, deri natën vonë. Të nesërmen u nisëm në drejtim të Valbonës, ku arritëm në darkë vonë. Tek ura ishte një shtëpi e vetme brenda së cilës ishte një bakall. Kur u afruam, na pritën me pushkë. Për fat, ishte errët dhe, nuk na preku asnjë plumb. Pas bisedës që bënë dy luftëtarët me njerëzit që na qëlluan me armë, u ndërpre menjiherë zjarri dhe na pritën miqësisht. Shoqëruesit i sqaruan ata se ishim miq dhe në besë të Nikë Sokolit. E kaluam natën aty.

Të nesërmen, në mëngjes herët, kaluam mbi urën luhatëse të Valbonës dhe vazhduam rrugën drejt Bytyçit, deri në Degë. Në shkurt, aty ishte ndërtuar një pikëmbështetje angleze. Ajo u sulmua nga një njësi ushtarake gjermane, të ardhur nga Kukësi por, oficerët anglezë të inteligjent servisit, mundën të shpëtojnë. Tani, do të isha unë ai që, nga vendkomanda në Nikaj, do ta kontrolloja zonën.

Në Degë kishte vetëm shtëpi të rrënuara, asnjë kafshatë bukë, asnjë strehë të mundshme për të futur kokën. Na u desh të marshonim natën, në drejtim të lindjes, rrugë pa rruggë dhe në dëborën e madhe që vazhdonte të shkrinte. Dikur, në darkë vonë, arritëm në një zonë të banuar, ku gjetëm strehim dhe pritje të ngrohtë, nga njerëzit e Nikë Sokolit. Tri javë zgjati kërkimi im, si zbulues, deri në përfundim të detyrës.

Informova shefin tim për ato që kisha parë, përjetuar dhe bërë. Ai ra dakord me të gjitha. Nga ai, mora urdhër që të ngrija pikëmbështetjen në Nikaj dhe se kisha dorë të lirë, për çdo rast.

Me gjashtë ushtarët nga Taxhikistani, në prill të vitit 1944, u vendosa në pikëmbështetjen në Nikaj, aty ku Nikë Sokoli na kishte liruar një shtëpi. Një mitraloz, një granatëhedhës i lehtë, shtatë automatikë, shtatë pistoleta, një për person, dhjetë granata dore, ky ishte i gjithë municioni ynë.

Të dielën e pashkëve, i shoqëruar nga ushtarët e mi myslimanë, shkova në meshën e shenjtë, në kishën e Nikajve. Pastaj shkuam tek shtëpia e Nikë Sokolit, që ta uronim për festë. Aty u takova me majorin Neel, shefi i ineteligjent servisit, në zonë. Nikë Sokoli me disa të besuar të tij, majorin anglez dhe përkthyesin, një italian me emrin Sergeante, i cili e fliste anglishten rrjedhshëm, ishin ulur në tavolinën (jo më të lartë se 20 cm.)

Mbështetëm armët në mur dhe u ulëm në sofër, unë u ula afër majorit anglez Neel. Të dy e shijuam pritjen e Nikë Sokolit, aq sa harruam çdo armiqësi mes njëri-tjetrit. Pas një shtrëngimi duarsh, majori Neel na i mbushi gotat e rakisë plot me Ëhisky dhe i kthyem me fund. Harruam se kush ishim për njëri-tjetrin.

Pas disa ditësh u takova përsëri me Nikë Sokolin. Ai erdhi për të biseduar me mua në lidhje me këshillën që i kisha dhënë, për të mos luftuar kundër trupave gjermane por me këmbye zjarr të lehtë për t‘i mashtruaranglezët. Ai do ta pranonte këtë me kusht që unë, të merrresha vesh me majorin Neel, për të mos kundërshtuar ndihmat angleze, të cilat do të hidheshin me parashutë për Nikë Sokolin. E pranova menjëherë.

Një natë më vonë, të dy luftëtarët e „mi“, erdhën tek unë dhe më shoqëruan për tek majori Neel. E sigurova se nuk kam asnjë kundërshtim nëse ai sjell materiale nga Bari dhe i hedh me parashutë për Nikë Sokolin. Madje i premtova se do ta ndihmoja me ushtarët e mi. Ashtu siç më kishte thënë Nikë Sokoli, furnizimi me parashutë  ishte një problem i vështirë, pasi gjysma e tyre, shpesh edhe më shumë, binte në duart e luftëtarëve të tjerë, kundërshtarë të tij.

Në rastin më të parë, të hedhjes së materialeve me parashutë, gjithçka shkoi mirë. Thuajse nuk humbi asgjë, madje edhe parashutat me shenja të veçanta, me flori

dhe postën për oficerët anglezë, ranë në duar të sigurta.

Ky ishte fillimi. Më vonë, edhe unë ndodhesha prezent, në ndarjen e mallrave të hedhur me parashutë. Unë isha miqësuar edhe me shqiptarë të tjerë, jashtë radhëve të Nik Sokolit, të cilëve u kisha këshilluar që të mos na dëmtonin ne për hir të anglezëve. Me shqiptarët e inkuadruar në armatën gjermane në Pejë, të cilët ishin në gjakmarrje me legjionet ruse, nuk kisha kontakt. Cili ishte shkaku i kësaj gjakmarrje, midis shqiptarëve dhe legjioneve ruse, do ta sqaroj në vijim.

Në mesin e majit 1944, majori Neel, më propozoi që të takohesha me oficerët anglezë të inteligjent servisit, të cilët vepronin në veriun e Shqipërisë. Më duhej të vendosja shpejt pasi në darkë duhej të fillonim marshimin. Nga taxhikistanasit zgjodha dy më besnikët dhe dy liftëtarët e “mi”, të cilët m’i kishte lënë Nikë Sokoli në dispozicion. Nikë Sokoli, vet i pestë, ndër të cilët edhe majori Neel me përkthyesin, erdhën me ne. Ishim një trupë e armatosur aq rëndë sa dukej sikur do t’i braktisnim Nikajt përgjithmonë. Pas disa ditë marshimi, kryesisht natën, arritëm në luginën e Lurës, aty ku na pritën udhërëfyesit për të vazhduar udhëtimin, mbi Drinin e Zi, drejt lindjes. Diku, në një shtëpi shqiptare të vetme, gjetëm pikëmbështetjen angleze. Shtëpia ishte plot me armë dhe materiale të tjera. Ishin

edhe dy radiotransmetues të instaluar. Të nesërmen erdhën edhe disa pjesëmarrës të tjerë të takimit. Ata i kishin ndaluar rrugës pasi shqiptarët i kishin dalluar se ishin anglezë dhe i kishin dorëzuar në një njësi ushtarake gjermane. Një njësi ushtarake gjermane- SS, u fut në fshat dhe bëri krehjen e gjithë zonës. Ne i diktuam me kohë dhe u fshehëm në pyll nga ku ndiqnim me dylbi të gjitha veprimet e tyre. Po errej. SS-ët, të dëshpëruar nga që nuk gjetën asgjë, u larguan nga fshati.

Ne u kthyem menjëherë në shtëpi, të lagur deri në palcë dhe me këmbë e duar të ngrira akull.

Të nesërmen, erdhën edhe tetë oficerë anglezë. Majori Neel më prezantoi me ata dhe u përshëndetëm me shtrëngim duarsh. Shtëpia u mbush me një përzierje nacionalitetesh, gjermanë, anglezë, shqiptarë, taxhikistanas, italianë, të cilët, për pak kohë, i lidhte i njëjti fat. E gjetëm shpejt gjuhën e përbashkët. Unë premtova mbrojtjen e majorit Neel dhe ushtarëve të tij nga çdo rrezik i mundshëm, veçanërisht nga bandat grabitëse shqiptare. Për këtë më duhej përforcimi i pikëmbështetjes në Nikaj, gjë kjo që varej nga shefi im në Pejë por, edhe nga Nikë Sokoli. Veprimet luftarake të mundshme të trupave gjermane, kundër anglezëve, ishin pjesë e bisedimeve. E sigurova majorin anglez se nuk do të kishte të tilla.

postbck postbck

Recent Posts

“Nëse mikut i nxjerrin kafenë e tretë, ai duhet të…” Zakoni shqiptar i tre kafeve qē sot nuk ekziston më

  Rubrika HISTORI e gazetes DITA ka botuar kete jave kujtimet e  reporterit nazist Rudolf …

16 hours ago

Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”

  Në një dokument të kohës së komunizmit, patatja përshkruhet si një pasuri bujqësore me…

17 hours ago

A ka kafshë që jetojnë vetëm me një partner gjithë jetën?

  Ka disa kafshë që njihen për monogami gjatë gjithë jetës. Ja disa shembuj: –…

17 hours ago

E dinë të gjithë si “grek” por sipas Inteligjencës Artificiale ky emër i përhapur në Greqi dhe Shqipëri ka tjetër origjinë

  Emri Thanas është shumë i përhapur në Greqi dhe në Shqipëri. Mendohet gjerësisht se…

17 hours ago

Cili është vendi më i sigurt për t’u ulur në avion në rast aksidenti?

  Shumë udhëtarë pyesin se cili është vendi më i sigurt në avion në rast…

18 hours ago

Baroni themelues i gjeologjisë shqiptare

  Prof. Shyqyri Aliaj dhe Prof. Defrim Shkupi Botuar në DITA Baron Franz Nopça ka…

18 hours ago