<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Amerika e Hitlerit: Historia e fshehur e qytetit nazist që ekzistonte në mes të New Yorkut

Çdo student i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e di se para Luftës së Dytë Botërore në atdheun e tyre numri i nazistëve ishte mjaft i madh. Ideja themelore e kësaj lëvizje ishte bazuar në një përzierje të ideologjisë naziste dhe patriotizmit amerikan.

Kjo lëvizje është forcuar në vitet ’30 të shekullit të 20-të, që përkon me marrjen e pushtetit nga nazistët në Gjermani.

Nazistët amerikanë mbajtën mitingje dhe marshime në disa shtete të SHBA-së të dominuara nga raca e bardhë. Kjo u bë me qëllim të promovimit të nazizmit që vinte nga Evropa dhe patriotizmit të “bardhë” amerikan, transmeton InfoPress.

Ata donin të tregonin se patriotizmi pa nazistët nuk mund të ekzistonte. Nga ky lloj i të menduarit, aleanca gjermano-amerikane, e cila filloi dhe u zhvillua në Jafank, New York në ishullin Long Ayland. Në Brukheven u themelua zyrtarisht në vitin 1936 fondi i Aleancës Gjermano-Amerikane.

Pas themelimit të aleancës, shumë familje amerikane që kishin origjinë gjermane shpejt filluan të lëviznin në këtë qytet të vogël në Long Island. Ata filluan të visheshin si nazistët dhe të mbanin simbole naziste.

Ata besonin se nëse zgjerojnë komunitetin gjerman në Shtetet e Bashkuara, do ta futin tërë shtetin në nazizëm. Kjo është arsyeja pse një kamp Zigfrid u ngrit pranë qytetit të Jafank. Në vende të tilla shumë rrugë u emërtuan sipas udhëheqësve nazistë dhe fashistë – Hitlerit, Gebelsit dhe të tjerëve.

Kampi “Zigfrid” ishte një nga kampet pornaziste të aleancës gjermano-amerikane. Ishte një vend për anëtarët, simpatizantët, mbështetësit dhe fëmijët e tyre. Përveç propagandës së nazizmit, kampi kishte për qëllim të strehonte “familje të pastra ariane”, shkruan portali Allday.com.

Kampi njihej si një vend ku fëmijët e familjeve naziste kalonin pushimet, trajnoheshin dhe indoktrinoheshin në mënyrë të ngjashme me të rinjtë e Hitlerit. Grupet madje planifikuan të vizitonin Gjermaninë gjatë Lojrave Olimpike të Berlinit në 1936.

Kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore në anën e aleatëve, theksi i publikut ndaj mbrojtjes naziste u bë i rrezikshëm. Aleanca filloi të të tërhiqet, që do të thotë se fondi i sindikatës po zvogëlohej dhe kampi Zigfrid u ra, për t’u mbyllur shpejt.

Besohet se policia federale i mbajti anëtarët e kësaj aleance nën vëzhgim gjatë gjithë kohës dhe pasi ata shpejt humbën anëtarësinë dhe paratë pasi Shtetet e Bashkuara hynë në luftë, shteti më në fund u konfiskoi pronën e tyre

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

17 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

17 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

17 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

18 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

19 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago