<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Akademiku francez: Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetra të botës

Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetër të botës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez Maurice Druon, duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas, transmeton INA.

Druon ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare. Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha). Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma. Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.

Sipas Druon, baballarët e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas

“Të kërkojmë etimologjinë e emrit të parë që përcaktojnë Pellazgët Athinas: Cranaens. Dihet se Athinasit ishin më të fuqishmit e Grekëve, dihet se Perëndesha Minervë ishte ajo që i ka dhënë emrin e vet Athinës, se kjo Perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit

Në Cranaens ne i gjejmë dy rrënjë shqiptare «Kry» që në të shumës do të thotë «Krena» dhe ens mbrapashtesa e rrënjës «gjins» ose «gjens» siç edhe shqiptohet në disa zona të Shqipërisë. «Kréna», do të thotë Kokë, Shef, «gjins» ose «gjens», njerëz, burra ose banorë. Crenaens ishin pra drejtuesit, kokat e burrave, njerëzit e Greqisë apo të preferuarit e Perëndeshës Minerve.

Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia, dhe baballarët e Shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të sunduar nga Hektori në njërën anë dhe nga Akili në anën tjetër.”

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

3 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

6 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

9 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago