<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Teuta: Mbretëresha luftarake që guxoi të vjedhë nga Roma e lashtë

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe madje u përballën me Romën e lashtë – derisa u detyruan të dorëzohen.

Afërsisht 400 vjet para erës sonë e deri në 167 para.e.s., shumë fise që përbënin mbretërinë e Ilirisë pushtuan rajonin e njohur sot si Gadishulli Ballkanik. Nga mesi i shekullit të tretë para erës sonë, një nga grupet më të fuqishme ilire ishte fisi i Ardianëve, i cili sundoi përgjatë bregut të Detit Adriatik nga Mali i Zi e deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo mbretëri filloi zgjerimin e saj nën sundimin e mbretit Agron, duke filluar që nga viti 250 para erës sonë dhe arriti fuqinë e saj të plotë nën kontrollin e gruas së tij, Mbretëresha Teuta.

Kur ai mori fronin, Agroni u përqendrua në ndërtimin e forcave detare ilire në Detin Mesdhe dhe duke zgjeruar sundimin e tij përgjatë bregut të Adriatikut. Plani i tij filloi të funksionojë: fuqia e mbretërisë së tij u rrit dhe ai shënoi një fitore vendimtare mbi Aetolianët(grekët) në 232 ose 231 para erës sonë (burimet ndryshojnë).

Por legjendat thonë se në vitin 231 para erës sonë, Agroni festoi fitoren e tij me kaq shumë pije dhe qejfe të tjera, sa që ai u godit nga mbidoza e kënaqësisë (inflamacion në mushkëri dhe gjoks) dhe vdiq.

Pas vdekjes së tij, Teuta – jeta e hershme e së cilës, madje edhe viti i lindjes së saj, mbeten akoma një mister – mori fronin dhe shërbeu si mbretëreshë në vend të djalit dhe trashëgimtarit të Agronit. Ajo vazhdoi politikat ekspansioniste të Argonit, duke i kthyer sytë sa nga Durrahu aq edhe dhe nga Epiri, përfundimisht duke i pushtuar të dy.

Sidoqoftë, ndoshta më shumë se flamuri tradicional i Ilirisë, forcat më të frikshme të Teutës ishin piratët e saj që udhëtonin në detet më të afërta.

Pirateria në Iliri ishte e ligjshme dhe shpesh konsiderohej një profesion praktik, edhe pse jo mjaft i respektueshëm. Teuta i kishte dhënë anijeve të saj liri në Detin Mesdhe, dhe piratët ilirë ishin të njohur për plaçkitjen e anijeve tregtare, të cilat kishin shumë frikë nga Ilirët.

Busti i Mbretëreshës Teuta

Roma kishte shumë rrugë të rëndësishme tregtare përgjatë Mesdheut Lindor midis Greqisë dhe Italisë, dhe tregtarët romakë kërcënoheshin vazhdimisht nga piratët që bastisnin anijet e tyre dhe ju vidhnin mallrat. Ankesat e tregtarëve mbushën Senatin Romak, derisa ata nuk mund t‘i shpërfillin më bëmat e piratëve.

Si fillim, romakët vendosën të provonin taktikat diplomatike në lidhje me Teutën rreth vitit 230 para erës sonë. Roma dërgoi dy ambasadorë në Iliri për ta bindur Teutën të kujdeset për anijet e saj dhe t’i ndalojë piratët të qëndrojnë në rrugët tregtare romake.

Por kur ata arritën atje, Teuta i refuzoi, duke iu thënë atyre se pirateria nuk ishte e paligjshme në Mbretërinë Ardiane, kështu që piratët nuk kishin shkelur asnjë ligj, dhe ajo nuk do të ndryshonte ligjet për të akomoduar tregtarët romakë. Jo vetëm që nuk pranoi të pendohej, por ajo u duk aq e fyer kur dëgjoi kërkesën, sa që urdhëroi të merreshin anijet e ambasadorëve. Për më tepër, ajo mbajti rob njërin ambasador dhe vrau tjetrin.

Kur lajmi i vdekjes së ambasadorit të tyre shkoi në Senatin Romak, ata u detyruan të shpallin luftë kundër Teutës. Në vitin 229 para erës sonë, Roma shpalli luftë me Ilirinë. Ata dërguan një flotë prej 200 anijeve dhe rreth 20,000 ushtarë tokësorë përgjatë Detit Adriatik.

Ata arritën në qytetin e Korkyrës, ku guvernatori i Teutës, Demetri, e tradhëtoi atë, duke ia dorëzuar menjëherë kontrollin e Korkyrës Romakëve dhe duke u bashkuar me anën e tyre si këshilltar. Që atje, trupat romake përparuan në veri të Apollonisë, duke sulmuar qytete përgjatë rrugës derisa arritën në kryeqytetin e Shkodrës.

Forcat ilire nuk krahasoheshin dot me fuqinë ushtarake të Romës dhe Teuta u detyrua të tërhiqej në jug. Nga viti 228 para erës sonë, Roma kishte fituar kontrollin e gjithë bregut të Ilirisë.

Teuta u dorëzua zyrtarisht në Romë në vitin 227 para erës sonë. Roma shpalli paqen dhe i lejoi Teutës të vazhdonte të sundonte, megjithëse në një rajon shumë më të vogël. Ajo ishte gjithashtu e detyruar t’i paguante haraç Romës, duke pranuar sovranitetin e tyre absolut.

Por, në vend që të përballet me poshtërimin e një mbretërie të kufizuar nën kontrollin e Romës, Teuta dha dorëheqjen nga froni.

Detajet e jetës së saj më pas mbeten të paqarta, por shumica e burimeve thonë se ajo ka jetuar për disa vite të tjera pas disfatës romake. Sipas disa të dhënave gojore, Teuta kurrë nuk e mori veten nga pikëllimi i saj në lidhje me humbjen ndaj romakëve.

Në vend të kësaj, ajo zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj duke u hedhur nga një shkëmb në Gjirin e Kotorrit në Risanin e sotëm të Malit të Zi.

Siç thonë edhe legjendat, vdekja e mbretëreshës solli një mallkim mbi Risanin, duke e bërë atë të vetmin qytet pa traditë detare. Megjithatë, shkaku i vdekjes së Teutës dhe madje viti i vdekjes nuk janë konfirmuar dhe varri i saj nuk është zbuluar kurrë.

postbck postbck

Recent Posts

Grekët duhej të merrnin leje nga arvanitasit për t’u vendosur në pasuritë arvanitase…

Tema : Popullsia Arvanite , publikimi nr 140 Subjekti: Popullsia e Arvanitasve, r. 140 Arvanitët…

12 hours ago

Elias Petropoulos: Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

Atë e quajtën figura më provokuese dhe metodologjikisht rebele në historiografine e rajonit. Mllefi ndaj…

13 hours ago

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Aleksandër Cangonja Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vitit 1924…

13 hours ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Projekti Rrenjet Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe…

2 days ago

Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

Në vitin 1995, kur pluhuri i luftërave në ish-Jugosllavi ende nuk kishte rënë dhe makineria…

3 days ago

Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

Nga Kastriot Bezati Frashëri, vendlindja e Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit dhe Samiut, ka qenë dhe…

3 days ago