<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Gjenerali shqiptar që e kishte mundur Mlladiqin

Në shtator të vitin 1991 Mladic me makinerinë e tij luftarake ishte shumë afër cakut të vet, në periferi të Shibenikut – qytet në Kroaci.

Mirëpo, aty e kishte pritur gjenerali Rrahim Ademi i cili komandonte mbrojtjen e Shibenikut.

Ademi për Al Jazeera shpjegon se qëllimi i Mladic’it ishte ta ndajë Kroacinë në dy pjesë, në drejtim të Sinjit dhe Biogradit.

Në atë rast do t’i ishin hapur rrugët e reja, sidomos në drejtim të Splitit dhe më tutje në jug, kështu që rënia e Shibenikut ishte çështje e gjithë Dalmacisë. Për këtë arsye konsideron se mbrojtja e Shibenikut ishte një prej fitoreve më të mëdha kroate në luftë me APJ’në.

“Ai e kishte një ushtri moderne, me tanke, ndërsa ne nuk kishim me çfarë të mbrohemi. Atëherë kam organizuar marrjen e kazermës në Rogoznicë, ku erdhëm deri te armatimi i rëndë dhe topa, dhe aty brenda natës i formuam bateritë e artilerisë dhe i vendosëm në mbrojtje para Shibenikut, e më pas depërtuam diku rreth 25 kilometra pas Vodices dhe arritëm ta thyejmë bllokadën e Shibenikut.

Mladic u dënua sot me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës

Kjo ishte disfata e parë e tij, ndërsa unë si ushtar, konsideroj se ishte fitorja më e madhe e Luftës Atdhetare të Kroacisë në betejën e Shibenikut”, thotë Ademi, transmeton gazetametro.net.

Derisa ai rajon ishte nën komandën e Ademit, ai ia ka pamundësuar Mladic’it marrjen e digës së Peruc’it, pasi Mladici kërcënonte se do ta rrënojë atë dhe do t’i mbysë më shumë se 50.000 njerëz.

Ai pohon se Mladic’in kurrë nuk e ka njohur – “lavdi Zotit”, thotë, sepse për të si njeri dhe oficer ka mendim shumë të keq. “Ne jemi shikuar vetëm nëpër armë, dhe në çdo sulm të tij në Shibenik, ia kam “thyer dhëmbët”.

“Mund të them se ai nuk ka qenë kurrfarë ushtari. Ai kurrë nuk ka treguar dijen dhe aftësitë e luftimit, ai e ka treguar vetëm “trimërinë” e tij ndaj civilëve të pafajshëm, duke i vrarë civilët dhe njerëzit të cilët kanë qenë të paarmatosur.

Por sa i përket betejave, aty gjithmonë ishte humbës i madh, dhe personaliteti i tij më së miri shihet se çfarë bëri në Shkabrinje, atje vrau vetëm civilë, pastaj në Srebrenicë…

Ky është turpi i tij më i madh, ka kryer krime lufte ndaj civilëve edhe atë jo vetëm një, por më tepër, por kur u përballte me Ushtrinë Kroate, gjithmonë tërhiqej, ku ka ditë se civilët janë të paarmatosur atje i dërgonte tanket dhe bënte krime, ndërsa kur i afrohej Ushtria Kroate gjithmonë tërhiqej, kështu edhe i ka përjetuar disfatat nga ne kur ishte këtu”, thotë Ademi.

“Ratko Mladiç ishte alfa dhe omega dhe shumë i lavdëruar nga “pala luftarake serbe”, si hero i madh, fitues i madh, por kur ktheheni në ngjarjet e ndodhura, ai kryesisht ka përjetuar disfata, ndërsa disfatat dhe frustrimet i shëronte ashtu që i sulmonte civilët e paarmatosur dhe ka kryer krime të mëdha ndaj tyre”, përfundon gjenerali kroat me prejardhje nga Kosova, Rrahim Ademi.

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

23 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

23 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

23 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

24 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

24 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

24 hours ago