Shkruan Dr.Qazim Namani
Thesari arkeologjik i Janjevës mbetet i uzurpuar nga Serbia – DokumentArkeologji/Trashëgimi KulturoreGjurmë të qytetërimit në këto anë datojnë që nga periudhat e hershme parahistorike, por vlen të përmendet se eksploatimi i xeheve kishte filluar në parahistori, për të vazhduar në antikë e sidomos në mesjetë. Gjurmë të hershme të civilizimit janë dëshmuar me gjetje të shumta të zgjyrës, galerive, monedhave dhe arte-fakteve.
Prej rrafshit të Kosovës në hyrje të Janjevës nga ana e djathtë shtrihet kodrina e quajtur Grab, kodrinë kjo e pasur me minerale pranë tokave të mëdha bujqësore, që mundësonte zhvillimin ekonomik të Ulpianës, Lipjanit dhe vendbanimeve tjera në kohët e hershme historike.
Për pasuritë minerale të këtyre kodrave kishin njohuri banorët e këtyre viseve që nga kalimi prej epokës së gurit në epokën e bronzit, dhe si është e ditur banorët e parë që jetuan në këto hapësira ishin ilirët.
Sasia e madhe e xeheve është masë e derdhur e llavës së vullkaneve. Muret masive nëntokësore të shkëmbinjve në këtë rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit. Janjeva shtrihet në afërsi të këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon shtrirjen në veri ku në disa vende janë hasur xehe të Andezitit dhe Serpentinës.
Foto,7 dhe 8, Katalogu: Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava i Metohije, Od neolita do ranog veka. Gjetje arkeologjike, mes tjerash edhe një qafore ari e zbuluar në qytetin e Ulpianës.
Vendbanimi i Ulpianës u zhvillua rrëzë kodrinave të pasura me minerale të Malësisë së Gallapit dhe tokës pjellore të fushës së Kosovës.
Kodrinat e pasura me minerale pranë Ulpianës u formuan si rezultat i erupsioneve vullkanike në kohë shumë të hershme. Si rezultat i ftohjes së masës së vullkaneve në këtë rajon u formuan muret masive të shkëmbinjve të llojit të Serpentinës dhe Andezitit.
Sasia e madhe e xeheve është masë e derdhur e llavës së vullkaneve. Muret masive nëntokësore të shkëmbinjve në këtë rajon janë të llojit Serpentin dhe Andezit. Janjeva shtrihet në afërsi të këtyre mureve vullkanike. Masa vullkanike vazhdon shtrirjen në veri ku në disa vende janë hasur xehe të Andezitit dhe Serpentinës.
Rajoni vullkaniko-xehetar i Ulpianës ndërlidhet me rajonin hapësinor vullkanik përreth si: Rajonin xehetar të Artanës, Vendenisit, Bervenikut, Justiniana Primës (Caricingradit), Vranjës, Kurshumlisë, Bollasicës, Trepçës, Soçanicës, Goleshit, Pogragjës dhe Malit të Zi të Shkupit.
Si rezultat i erupsioneve të reja në rajonin vullkanor-xehetar në hapësirat e cekura edhe sot lehtë mund të vërehen majat e kodrinave vullkanike si: Veletini, Kika, Mërkoja, Suka në Prapashticë, Quka e Brainës, Quka e Drazhnjës në malësinë e Gallapit, Musinca dhe Maja e Mprehtë pranë minierave të Bollasicës, Zveçani, Sokolica pranë Soçanicës, Skroma, Visocanë mes të Cerrnicës dhe Zhitisë pranë Gjilanit, Ostrovica dhe Kodra e Tupanit në Malin e Zi të Shkupit etj., Kodra këto të cilat kanë forma karakteristike të vullkaneve.
Pranë këtyre kodrinave me shkëmbinj të Serpentinit dhe tokës pjellore bazuar në gjetjet arkeologjike mund të pohojmë se jeta filloi që në shekullin V para erës së re në periudhën e epokës së re të gurit ku u gjetën dhe gjurmë të vendbanimeve.
Në gërmadhat e themeleve të shtëpive të vjetra në Badoc afër Ulpianës dhe në rrjedhën e lumit të Graçanicës janë gjetur sëpata dhe vegla tjera prej Serpentinit të lëmuar dhe prej Ahatit. Po ashtu në këtë vendbanim janë gjetur edhe copa amorfe të Galenitit të cilat dëshmojnë gjurmë të zanafillës së eksploatimit të mineraleve dhe xeheve në këtë rajon.
Edhe pse këto janë dëshmitë e para primitive të eksploatimit të xehetarisë, fillet e para të eksploatimit të hovshëm të kësaj veprimtarie duhet kërkuar në lokalitetet e para të vendbanimeve në shekullin e V para erës së re në rrjedhën e lumit të Graçanicës dhe në rrethinën e Janjevës.
Dy byzylyk prej materialit të bronzit, të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para lindjes së Krishtit.
Foto,9 dhe 10, Katalogu: Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava i Metohije, Od neolita do ranog veka: Bylyzyk dore, prej materialit të bronzit, shekulli VIII-VII, para erës së re, të zbuluara në Janjevë.
Shkrimtari antik Plini shkruan se meshkujt mbanin mbi llërë (rrathë ari) që vinin nga Dardania, andaj edhe quheshin dardane.
Ndonëse sipas përshkrimit gjetjet nga Artana i përkasin periudhës helenistike mund të flitet për një vazhdimësi të eksploatimit të xeheve që në faza të hershme në Artanë dhe në Veletin.
Gërmimet arkeologjike mundësuan që të njihemi me veglat e punës si: dalta, kazma, qyskia, enë, kopça, varëse, stoli etj., si dhe me varreza që u zbuluan në lokalitete dhe vendbanime xehetarie që dëshmojnë rolin e xehetarisë në zhvillimin ekonomikë të këtyre vendbanimeve.
Pasuritë minerale të Janjevës, Novobërdës dhe Trepçës gjatë shekujve janë bërë të njohura nga gjetjet e zgjyrës së metaleve që kishin mbetur në ato territore që nga periudha ilire dhe romake, por edhe nga kujtesa e banorëve të atyre anëve për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të Janjevës në periudha të mëhershme historike. Edhe përkundër këtij zhvillimi si pasoj e rrethanave historike, thuhet se shpeshherë një numër i banorëve vendas i kishin braktisur tokat e tyre disa shekuj më parë si pasojë e dyndjeve barbare, dhe luftërave të zhvilluara prej tyre.
Foto. 11, Katalogu: Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava i Metohije, Od neolita do ranog veka Bylyzuk dore prej materialit të bronzit i zbuluar në Janjevë, që i përket periudhës së shekullit VII, para erës së re.
Shumë gjetje të rëndësishme nga Janjeva më parë ishin dërguar edhe në Muzeun e Beogradit, fakt që dëshmohet edhe me dokumentin nr. 53/1, të datës 28.01.1999, ku drejtori i Muzeut të Prishtinës, Branko Jokiq, i lutet drejtorit të Muzeut Popullor në Beograd, Mr. Bojana Boriq Breshkoviqit, që thesari i Janjevës t’i bashkëngjitet materialit tjetër nga Kosova, për t’u ekspozuar në ekspozitën “Arheolosko blago Kosova i Metohije”, (Shih dokumentin e Muzeut të Prishtinës).
Në këtë dokument shkruan se tre byzylykët e bronzit, të tipit Janjevës II, si dhe një pllakë e zbuluar në Janjevë në të cilën është paraqitur Mitra, dhe disa objekte tjera ti bashkohen ekspozitës. Siç shihet përveç eksponateve të dërguara nga Muzeu i Prishtinës, në Muzeun popullor të Beogradit dhe muzetë tjera të ish Jugosllavisë, kishte shumë eksponate që ishim marrë nga trojet shqiptare shumë vite më parë.
VIJON …
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…
Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.…
Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë…