<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

943/kur avionët anglo-amerikan bombarduan Tiranën!

13 Tetor 1943, ora 13.13’ të drekës, u vranë 503 qytetarë të Tiranës nga Aleatët. Bombardimi filloi tek fusha e vjeter e aviacionit dhe vazhdoi per të gjatë rrugës së Kavajës, deri tek shtëpia e oficerëve (klubi i artistëve)…

Tirana u la me gjak!

Një qiell aq të zi, tejrënduar nga avionët, sa ai i ’43, tiranasit e vjetër e krahasojnë veç me 6 prillin ’39, një ditë para pushtimit të Italisë fashiste. Veçse atëherë ishin lajmëruar një ditë më parë të linin shtëpitë dhe të largoheshin pasi do bombardohej.

Në të vërtetë, atë 6 prill, përveç një parade avionësh që rrëfente forcën e fashizmit, mbi kryeqytet nuk ra as edhe një bombë.

Ndoshta edhe bombardimi anglo-amerikan u bë për t’ju treguar gjermanëve, që gjatë atij muaji kishin hyrë në Shqipëri, se Forcat Aleate ishin shumë dhe afër. Nëse gjithçka mbetej në kufijtë e një parade fluturuese do të kishte qenë e shpjegueshme si paralajmërim kërcënues. Të njëjtin shpjegim do të kishte dhe nëse bombardohej vetëm fusha e aviacionit, sikundër kishte qenë qëllimi sipas Radio Londrës. Megjithatë dhe kjo nuk ka shumë kuptim, kur kujton se gjermanët ende nuk e kishin kurrfarë logjistike as në aerodrome, e askund nëpër kryeqytet. Pra gjermanët nuk kishin ç’dëm të pësonin nga Flota e Mesdheut, që mund të gjente ndonjë mënyrë tjetër për t’i sulmuar. Por edhe sikur të supozohet se bombardimi, qoftë edhe aty, ku armiku, nuk ishte i pranishëm, por pritej të hynte, ishte një demonstrim dhëmbësh, nuk gjen kurrfarë logjike për të përligjur çmendurinë e një sulmi ndaj civilëve të pafajshëm, të cilët s’kuptuan kurrë nga iu erdhi vdekja.

Pse u mbajt e fshehtë tragjedia?

Po si ka mundësi që një ngjarje e përmasave të tilla të mbulohej nga harresa? Si ka mundësi që për të nuk u shkrua kurrë për gjysmë shekulli me radhë? Si qe e mundur që kjo histori e përgjakshme u fshi nga librat e historisë në atë masë sa edhe historianët e sotëm të kësaj periudhe ngrenë supet? Një nga dëshmitarët e asaj dite, Nexhmije Hoxha, thotë: “Në shtypin tonë të luftës, në gazetën Bashkimi dhe komunikatat e kohës, mesa më kujtohet nuk u shkrua për këtë ngjarje, sepse ne nuk mund të vinim në dukje një bombardim të aleatëve, që kishin për synim agresorin gjerman. Ky bombardim në fillim me vetëdije dhe pastaj për harresë, nuk u përfol kurrë, duke mos u shënuar në asnjë libër historie. Jo vetëm në atë kohë, kur ndodhi, por edhe më pas, qëllimi dhe interesi ynë nuk ishte të ftoheshim me aleatët. Madje edhe kur kjo erdhi vetiu, jo për shkakun tonë”.

Për këto arsye pas marrjes së pushtetit nga qeveria e Hoxhës, nuk u fol për këtë ngjarje, që dëmtonte imazhin e miqve, dhe me kalimin e viteve, ky bombardim nga më absurdët dhe të pashkakët e historisë shqiptare, u braktis në një cep të harresës kolektive, për të dalë në dritë, vetëm 55 vjet më vonë, historiani Milo mohon të ketë dijeni për ç’ka ndodhur gjysmëshekulli të shkuar, ndonëse ambasadori anglez, kur dëgjon të flitet për masakrën e të tijve, vë buzën në gaz, duke menduar se është ndonjë nga shpikjet e radhës së shqiptarëve, për të kërkuar dëmshpërblim nga lufta, ndonëse vetë shqiptarët e fshehën deri nga vetvetja këtë masakër masive, e vërteta e bombardimit anglo-amerikan, është një realitet i pakundërshtueshëm.

55 vite më parë, në mesin e vjeshtës së dytë, kryeqyteti shqiptar hapi dhjetra e dhjetra varre, për të mbuluar me harresë ato vdekje që sot e gjithmonë e kërkojnë vetëm një PSE….

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

17 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

17 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

20 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

21 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

22 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

22 hours ago