<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nëse e keni grupin e gjakut 0, duhet ta dini Patjetër këtë…

Gjaku i njeriut u klasifikua në katër lloje për herë të parë në dekadën e parë të viteve 1900 nga Karl Landsteiner, një fizikan austriak.

Dihet se është shumë e rëndësishme të dini llojin e gjakut për situata emergjente, pasi përcaktimi i llojit të tij është thelbësor për transfuzione të sigurta.

Del se, përveç kësaj, lloji i gjakut mund të ndikojë edhe në shëndetin tonë, dhe, siç besojnë disa njerëz, ai mund të përcaktojë edhe personalitetin tonë.

Ne këtu në pergatit, kemi gjetur disa fakte shkencore dhe teori interesante rreth grupit 0 të gjakut dhe mezi po presim t’ju tregojmë se çfarë kemi gjetur.

Si përcaktohet grupi i gjakut?

Grupi i gjakut klasifikohet në bazë të prezencës ose mungesës së antigjentëve të caktuar të cilët mund të bëjnë që sistemi imun të reagojë nëse janë të panjohur për trupin.

Këta antigjentë mund ta bëjnë sistemin imun të pacientit të sulmojë gjakun e transfuzuar . Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme ta dini grupin tuaj të gjakut dhe të keni kujdes kur merrni gjak që ta merrni grupin e duhur.

Karakteristikat e grupit 0 të gjakut

Ka katër lloje kryesore të gjakut që përcaktohen nga prezenca ose mungesa e antigjentëve A dhe B në sipërfaqen e qelizave të kuqe dhe antitrupave A dhe B në plazmë.

Përveç antigjentëve A dhe B, ekziston edhe një proteinë e quajtur faktori Rh që edhe mund të jetë prezent, por edhe mund të mungojë. Së bashku, kjo bën rreth 8 lloje të gjakut: A+, A-, B+, B-, 0+, 0-, AB+ dhe AB-. Grupi 0 nuk ka antigjentë as A as B në qeliza të kuqe por ka që të dy antitrupat A dhe B në plazmë. Grupi 0+ është lloji më i zakonshëm i gjakut, që ndodhet tek 37%-53% e njerëzve të etnive dhe racave të ndryshme.

Njerëzit me grupin 0 janë dhurues universal

Njerëzit me grupin 0+ mund ta dhurojnë gjakun e tyre tek të katër grupet, por vetëm njerëzve me nëngrupin pozitiv të RH (O+, A+, B+, AB+). Qelizat e kuqe të 0- mund të dhurohen te të gjitha 8 nëngrupet, që e bën këtë lloj gjaku universal dhe i cili gjithmonë kërkohet për transfuzione emergjente. Lloji 0- dhurohet në raste emergjente kur është e rëndësishme të shpëtohet jeta e një pacienti para se të bëhet testi për përcaktimin e llojit të gjakut. Për më tepër, lloji 0- është më i sigurti për foshnjat e porsalindura, sistemi imun i të cilave është i dobët.

Njerëzit me grupin 0 të gjakut mund të marrin vetëm llojin 0

Njerëzit me grupin 0+ mund të marrin gjak nga njerëzit me 0+ dhe 0-, përderisa ata që kanë 0- mund të marrin vetëm gjakun e njëjtë, pra atë 0-. Në raste emergjente, kur nuk ka lloj të gjakut 0-, mund të zëvendësohet me llojin 0+ të gjakut.

!Rreziqet shëndetësore

Sipas shkencëtarëve, ka disa mënyra se si biokimia e gjakut përcakton shëndetin tonë. Edhe pse ndikimi i llojit të gjakut në shëndetin tonë është ende duke u hulumtuar, ka disa teori që thonë se lloje të ndryshme të gjakut sjellin rreziqe të ndryshme shëndetësore dhe përfitime. Mendohet se, në veçanti njerëzit me grupin 0 mund të jenë më të prekshëm nga disa baktere dhe infeksione sesa njerëzit me grupe të tjera të gjakut.

Përfitimet shëndetësore

Njerëzit me grupin 0 rrezikohen më së paku nga sëmundjet koronare, krahasuar me njerëzit që kanë grupet e gjakut A, B dhe AB. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit që nuk kanë grupin e gjakut 0 kanë 25% më shumë rrezik të preken nga kanceri pankreasit sesa njerëzit me grupin 0 të gjakut. Për më tepër, njerëzit me grupin 0 rrezikohen më pak nga sëmundjet e gjakut dhe çrregullimet e tjera.

Grupi 0 dhe personaliteti

Ekziston një teori që është shumë e njohur në disa vende, sidomos në Japoni. Emisionet televizive, gazetat dhe revistat shpesh publikojnë horoskopë me lloje të gjakut. Japonezët besojnë se njerëzit me grupin 0 janë bujarë, pasiononte, të shoqërueshëm dhe të suksesshëm financiarisht dhe janë zgjidhja më e mirë romantike.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

7 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

9 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

12 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago