Çun Mula, delegat dhe komandant i Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Çun Mula  –  lindi në Hot në familjen fisnike të Deli Metës. Pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes, si dhe komondant i forcave vullnetare të Lidhjes, për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës. Shtëpia e bajraktarit të Hotit ka nxjerrë burra e trima me zë, udhëheqës popullor, si Met Delia, Deli Meta, Mul Delia etj.

Këto burra kanë qenë gjithmonë në krye të lëvizjeve popullore antiosmane dhe në mënyrë të veçantë në mbrojtjen e tokave të Malësisë nga coptimi serbo-malazes. Çun Mula, bajraktari i Hotit, e zhvilloi veprimtarinë patriotike në kulmin e  Rilindjes Kombëtare. Në fazen e krizes Lindore, në 1876-1878, vite kur Shën- Stefani dhe Kongresi i Berlinit vendosen në mënyrë të padrejtë coptimin e sakatimin e tokave shqipëtare. Për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm u ngarkua Komisioni i posaçëm ku spikati Ali pashë Gucia. ‘’Kuvendi Kombëtar u hap me 10 qershor 1878. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iliaz pashë Dibra. Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çeshtje kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht coptimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqiperisë.’’Hist.P.Sh.f.154

Delegat i këtij Kuvendi ishte edhe Çun Mula, bajraktari i Hotit, ku tokat e provincës së tij, sipas Shën-Stefanit e Berlinit, liheshin matanë kufirit, në Mal të Zi. Këtë moment të ardhjes së Çun Mulës në Prizeren me krerët e tjerë të Shqipes, Fishta tek ‘’Lahuta e Malcisë’’ në këngën ‘’Lidhja e Prizrenit, e shtjellon kështu: ‘’Vjen Çun Mula e vjen MarlulaNjani i Hot e tjetri ShalëT’fortë për pushkë e t’urtë për fjalë/.  Ndërsa ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, që hapi kuvendin, Abdyl bej Frashërin, Fishta e penelaton: ‘’A e sheh i herë atë burrë zeshkan,/ me kollçik e me fistan,/  m’ka synin si shigjeta,/  m’i bajnë t’gjithë tungjatjeta,/ e  folka ashtu pa u ze,/ herë tue matëmadje tue pre;/  prandaj njatë fjalë  e flet,/ Mbreti as Krajli nuk e shklet:/ Pse edhe dera e tij bujarelarg përmendë asht n’tokë shqiptarepër nga pupla e për nga dija,/ pa  cilat s’rron Shqipnia?/ Ai asht trimi Frashër Begu,/  gjithkundku e qiti shtegu,/ i la namë ai tosknisëfaqe t’bardhë i la Shqipnisë… Abdyl Frashëri, ‘i Toskë me mend,/ kështu ka nisë   çilë kuvend:’’  Abdyl Frashëri, që hapi Kuvendin, ndër të tjera, tha;  ’’Qellimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besen shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshrit dhe stërgjyshrit tanë.’’   (Hist.Pop.SH. V.II f.155)

Në Kuvendin e Dibrës, që u mbajt me 1 nëntor 1878, Çun Mula i Hotit së bashku me Ujk Gilën e Kelmenit, u zotuan se do të çonin në kushtrim të gjithë burrat e Malësisë në luftë për mbrojtjen e Plavës e Gucisë. Ai, me luftetarët e tij hotjanë, u shqua në luftimet e Nokshiqit me 4 dhjetor 1879. Shtabi ushtarak i Lidhjes, ku bënte pjesë edhe Çun Mula, me në krye Ali pashë Gucinë , Jakup Ferrin, Sulejman Vokshin, Haxhi Zeken e Jusuf Sokolin hodhën në sulm luftetarët kunder forcave të Mark Milanit në Nokshiq. Ushtria malazese u thye keq në betejen e Nokshiqit duke lënë të vrarë 500 vetë. Ndërsa nga shqiptarët ranë dëshmorë 400 vullnetar. Ndër të cilët edhe komondanti i shquar i ushtrisë së Lidhjes, Jakup Ferri.

Fuqitë e Mëdha të Evropës, duke parë vendosmerinë e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre të Plavës e Gucisë, si dhe paaftësinë e malazeseve për t’i marrë ato vendosen t’i jepnin Malit të Zi, viset e Hotit e Grudës të Malësisë së Madhe. Fuqitë e Mëdha menduan se popullsia e këtyre viseve, duke qenë katolike dhe jo myslimane si Plava e Gucia, nuk do ta kundërshtonte bashkimin e tyre me Malin e Zi të krishterë. Edhe meqenëse, sipas tyre, popullsia e këtyre trevave e shquar në luftën kundër osmaneve, do ta mirëpriste e do ta pranonte si çlirim nga Turqia. Mirëpo hartuesit e këtij propozimi u gabuan rëndë, mbasi ngjarjet që pasuan nxorren më së miri në dritë e më shumë forcë se shqiptarët, ashtu siç luftuan për Plaven e Gucinë, me po atë patriotizëm, pa dallim feje, luftuan për mbrojtjen e tokave të tyre të Hotit e Grudës.

‘’Me hapjen e frontit të Hotit e Grudës, thekson Historia e Shqiperisë, pesha e veprimeve luftarake anoi më shumë nga Malësia, prandaj pati më shumë malësorë. Krahinat e ndryshme të vendit derguan vullnetarë, sipas thirrjes së Lidhjes, një burrë për shtëpi, ndërsa Malësia e Madhe mobilizoi të gjithë burrat e aftë për armë. Fronti kryesor ku do të zhvillohej lufta ishte padyshim Hoti, prandaj peshen kryesore të veprimeve luftarake e mbajten banorët trima të kësaj treve, që ishin shquar historikisht për mbrojtjen e atdheut. Çun Mula, bajraktari i Hotit, jep kushtrimin, siç këndohet; ‘’PoÇun Mula mbi shpin’ t’kalit,/ ua çon lajmin krenëve t’malit.’’ Po sipas Fishtës, krenët e malit mblidhen menjëherë, me thirrjen e bajraktarit, për të organizuar luften kundër Malit të Zi. Te kisha e Shnjonit mblidhen orgjent krenët e Hotit e bëjnë kuvend taman sipas kanunit të të parëve: Lidhin besen shqiptare me betimin solemn për të luftuar për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës dhe për këtë u vendos që të bëhet qendresë deri në flijim me të madh e të vogël: ‘’Hot e Grudë s’po i shklet sot Nika,/ bash me ditë se jesim n’çika.’’ Çun Mula, bajraktar, ashtu si Agamemnoni i Akejve, në kuvend i jep fjalen burrit të mençur të Hotit, Marash Ucit, për të vendosur për luftën; ‘’Fol tash Mashç’po na thue? / Un  krent t’i kam bashkue.’’ Në këtë tubim patriotik të hotjanëve e merr fjalën Marsh Uci, i cili me shprehje brilante të urtësisë popullore, duke evokuar trimëritë e të parëve tanë, jo vetëm që nuk vën në diskutim luften për mbrojtjen e trojeve shqiptare, por me fjalët e tij të urta, dhe të rënda si një ‘’ortek bore’’ mallkon ata shqiptarë që hezitojnë këtë luftë të shenjtë. Për këtë vendosmeri, Fishta do të tregonte: ‘’Kështu tha Mashi e krentë e Hotitsi t’u rake i rrfe prej Zotit,/ kishin ndejtë me sy për dhe,/ pa thanë kush nji fjalë për be.’’  Pasi foli Marash Uci, Çun Mula dhe krentë e Hotit, u vendos që të luftojnë të gjithë hotjanët me burra e gra, siç e kishin zanatë, për të mbrojtur tokat e tyre nga pushtuesit malazes, Fishta na thotë se. ‘’Krentë e Hotit u betuensi biem n’dorë kurrë Malit t’Zi./ Për pa u djegë me rob e shpi.’’ Lufta e hotjanëve nuk mund të bëhej pa udhëheqesin popullor, djalin e ri të Traboinit, Ded Gjo’ Luli, prandaj Çun Mula u thotë: ‘’N’Traboin duhet me dalë,/ Ded Gjo’ Lulit me i çue fjalë./  ta çoi n’kamë tan fisinPorsa pushktë n’Razhnicë t’ia nisin.’’ Shkodra kishte filluar mobilizimin e përgjithshëm të vullnetarëve. Çun Mula për t’u lidhur me Hodo Sokolin e Shkodrës, ngarkoi burrin e mënçur të Hotit, Marash Ucin, të cilin e porositë: ‘’e tiMashopa shkrep diellin’atë mollë Shkodre t’nisesh filli;/ Hodo Pashës mi ban selam,/ thuaj ta çojë miletin n’kamë;/ Me qindrue sot për Shqipni,/ me luftue me Mal  Zi.’’

Por Çun Mula nuk ndalet me kaq, por u rreh këmbëve dhe del në çerdhen shqiptare të lirisë, në Kelmen. Takon bajraktarin, Ujk Gilen dhe komondantin e shquar, luftëtarin trim të kësaj ane Nik Lek Pepen, i cili u shqua në betejen e Rrashnicës për mbrojtjen e Hotit nga malazezet. Kënga popullore që u këndua në ato vite të stuhishme të luftës për mbrojtjen e atdheut u kthye në një himn të malësorëve në luftë për liri. Këtu del në pah roli i Çun Mulës në mbrojtjen e tokave nga coptimi siç edhe sot këndohet:  ‘’Nga po vjenmore Çun Mula,/ prej Kelmenit sot u ula,/…. Jam Malësia Mali i Hotitn’Podgoricë po gjimon topi.’’

Kështu Hoti u organizua, i madh dhe i vogël, për të luftuar kundër ushtrisë së Karadakut. Nga ana tjetër edhe armiku nuk qendroi mbrapa, përsa i përket pergaditjes për luftë. Krajl Nikolla, nuk mund të pranonte një humbje të dytë në luftë me shqiptarët, prandaj ai mobilizoi gjithë forcat ushtarake malazeze, që arriten 12000 veta nën komanden e Mark Milanit. Komanden e Përgjithëshme të luftes, këtë rradhë Krajli i Cetinës ia besoi Petar Vukatiçit, vjehrrit të Knjaz Nikollës. Në bazë të protokollit të Stambollit, me 22 prill 1880, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe pikat e tjera që Berlini ia jepte Malit të Zi. Forcat shqiptare, me në krye Hodo Sokolin e Çun Mulen i zunë këto pika, para se të afrohej ushtria malazese. Gjatë gjithë vijes mbrojtëse qenë rreshtuar 10000 vullnetarë shqiptarë , në gadishmeri për të kundershtuar ushtrinë e armikut.

Me të mbërritur dhe 5000 vullnetarë nga Mirdita e Thaçi i Pukës, me në krye Preng Bib Dodën, epersia ushtarake kaloi tërësisht në anën e shqiptarëve. Një orë më vonë, ushtria malazese arriti te Ura e Rrzhanicës, pika më e avancuar e kufirit të vjetër. Në ballë të urës ndalet ushtria. Mark Milani nxjerr dylbinë për të parë ushtrinë shqiptare e për të matur forcat, siç Fishta ia thotë; ‘’Kur n’Rrzhanicë na vojt ushtria,/ aty krisi prap buria,/ edhe u ndal me pushue,/ Mark Milanitrim drague;/ Merr turbinëdel me shikue; …..Çka npër sy po sheh t’urbisë;/ Sa shumë janë Lekët e Malësisë.’’ ’’Sapo shpërthyen krismat e para, forcat vullnetare të Malësisë së Madhe, (shkruehet në Historinë e Popullit Shqiptarë, V.II f.241) nën drejtimin e Ismail Markut dhe Baco Kurtit u hodhen në sulm të furishëm kundër forcave malazese, që ndodheshin në Helmë, në bregun e lumit Cem.’’ Në zemër të ushtrisë malazese, pasi çanë vijen e parë të frontit të armikut, u futen trimat e Hotit me në krye Çun Mulën, i cili e njihte mirë terrenin, duke e pështjelluar tërë ushtrinë e Karadakut, siç Fishta e përshkruan, në këngën e katërmbëdhjetë, ‘’Te Ura e Rrzhanicës’’, ku ndër të tjera poeti penelon:  ‘’Njashtu n’luftë Malësia raAman Zotse çka me pa!/ Kerset topi pa ia nda;/ Rreh martina si bubullima,/  rreh novica  ushton Rrzhanica.’’  Beteja te Ura e Rrzhanicës qe mjaft e ashpër. Luftimet në Helm çuan forcat malazese në disfatë të plotë.

Ushtria malazese u tërhoq për në Podgoricë, duke lënë në fushen e luftimit të vrarë e të plagosur. Roli i Hotianëve me në krye bajraktarin, Çun Mula, qe vendimtar në këtë fitore. Fuqitë e mëdha u bindën përfundimisht se as protokolli i Stambollit nuk mund të zbatohet. Më në fund fituan shqiptarët. Kjo fitore është quajtë nga historianët, triumfi i Malësisë.

postbck postbck

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

15 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

16 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

22 hours ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago