Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Sipas të dhënave lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.
Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.
Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin. Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë. Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.
Për pastrimin e mëlçisë
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, AgroWeb.org rekomandon recetën e mëposhtme:
Përbërësit:
Për shëndetin e veshkave
Përbërësit:
Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:
Përbërësit:
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave. Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës. Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme.
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…