<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studiuesit e mirënjohur botëror: Shqipja ishte gjuha e Iliriëve

Në se Ilirët ishin këtu në (Ylliri) para shekullit të 8 -të, para krishtit, dhe gjuha e tyre tashmë e vërtetuar prej shumicës së studiuesve të mirënjohur europianë e me tej, ishte shqipja, çfarë ende bëjnë sikur kërkojnë pseustudiuesit mbi lashtësinë e gjuhës shqipe?

Gjuhët e folura nga fiset ilire tani shumë prej tyre konsiderohen të zhdukura dhe të dëshmuara dobët si gjuhë indoeuropiane, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo gjuhë i përket grupit centum ose satem. Ilirët pësuan shkallë të ndryshme të Kelticizmit dhe mandej edhe prej gjuhëve perandorake bizante (Helene quajtur), apo latino-romake dhe krejt më vonë dyndjet barbare sllave rreth fillimit të shekullit të 7 pas krishtit, sollën sllavizimin e shume toponimeve dhe emërtimeve të vendbanimeve të ndryshme, e normal lanë një pjesë të fjalorit të tyre të përzjerrë tashmë me gjuhën ‘iliro-shqipe’ “e bastarduar” e cila dëmtoj shumë pastërtinë e gjuhës së lashtë shqipe.

Të gjitha këto gjuhë dialekte/fisesh ilire, mbetën në hije deri në zhdukje në shekullin V pas Krishtit. Megjithëse tradicionalisht gjuha shqipe njihet si pasardhës i dialekteve ilire që mbijetuan në vise të largëta të Ballkanit gjatë Mesjetës, provat janë edhe kontradiktore për të ditur nëse termi ilir i referohet qoftë edhe një gjuhe të vetme”.

Sot historianë të shumtë dhe gjuhëtarë të ndryshëm modernë, besojnë se gjuha moderne shqipe mund të ketë origjinën nga një dialekt i Ilirisë qëndrore – Jugore, ndërsa një hipotezë alternative pretendon se shqipja kishte origjinë nga gjuha thrake. Gjuha antike nuk dihet sa duhet për të vërtetuar ose kundërshtuar plotësisht ndonjë hipotezë, origjina e shqiptarëve mund të jetë edhe me e hershme … ajo tashmë të paktën mban moshën mbi 10 mijëvjeçare

Shkruan: Aleksander HASANAS

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

9 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

10 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

10 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

11 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

11 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

11 hours ago