Shkupi më 1919: Zero për qind maqedonas, 81.31 për qind e popullsisë shqiptarë

Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, deri në vitin 1912, Shkupi ushtroi funksionin – statusin e kryeqytetit administrativ përbrenda një territori prej 32.000 kilometrave në katrorë të Vilajetit të Kosovës.

Pas p’ushtimit dhe aneksimit serb të Kosovës më 1912, Shkupi mori statusin e Qarkut të cilin e vazhdoi edhe gjatë p’ushtimit dhe administrimit bullgar (1915-1918). Paralelisht me ndryshimet administrative, demografia e Kosovës ka zgjuar interes të madh në qarqe të ndryshme gjatë shekullit XIX dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Pos 0rganeve administrative osmane që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe 0rganet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.

Në të gjitha këto statistika, popullsia shqiptare përbën shumicën e popullsisë së Kosovës, madje edhe shumicën e popullsisë së Shkupit dhe viseve përreth. Në këtë kontekst, në studimet demografike dhe historike, zgjojnë interes edhe statistika të popullsisë së Kosovës, rrjedhimisht edhe të kryeqendrës historike të saj, Shkupit, të hartuara nga qarqe e organizata intelektuale dhe politike shqiptare. Në mesin e tyre zë vend të rëndësishëm edhe një statistikë e popullsisë së Kosovës e hartuar me objektivitet nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Ky Komitet, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën e vepruan intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare.

Qëllimi i këtij Komiteti ishte çIirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë. Që në momentin kur përfundoi Lutfa e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris, për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj. Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte argumente të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, miz0ritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat c0pëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive p’ushtuese ballkanike.

Ky Komitet hartoi dhe i dërgoi kësaj Konference statistika serioze e të paanshme të popullsisë së Kosovës, në të cilat paraqiteshin të dhëna për numrin e përgjithshëm të saj nëpër qytete dhe fshatra, përkatësinë e’tnike etj. Në këto statistika, që përputheshin me regjistrimet e mëparshme, vërehej zvogëlimi i popullsisë së përgjithshme në Kosovë, veçanërisht asaj shqiptare, si pasojë e v rasjeve e e migrimit gjatë Lutfërave Ballkanike e Lutfës së Parë Botërore dhe spikat një rritje e ndjeshme e elementit serb për shkak të p’ushtimit dhe k0Ionizimit serb të Kosovës. Në këto pasqyra statistikore të popullsisë, që iu dërguan Konferencës së Paqes në Paris më 1919, në k udër të 18 qendrave territoriale e administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Shkupit dhe rrethinës dhe përkatësia etnike e saj.

Sipas tyre Shkupi me rrethinë në këtë kohë numëronte një popullsi prej 184,825 banorë, nga e cila 150,290 frymë ose 81.31 për qind ishin shqiptarë, 28.244 frymë ose 15.28 për qind ishin bullgarë, 3.363 frymë ose 1.81 për qind ishin turq, 1.400 frymë ose 0.75 për qind ishin boshnjakë, 650 frymë ose ishin 0.35 për qind grekë, 567 frymë ose 0.30 për qind ishin çifutë, 255 frymë ose 0.13 për qind ishin serbë dhe 56 frymë ose 0.03 për qind e popullsisë ishin vlleh.

Pra, në studimet dhe vlerësimet demografike-statistikore të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në këtë kryeqendër të Kosovës dhe viset përreth saj jetonte një popullsi shumetnike, e cila për nga numri i përgjithshëm i saj dominohej nga shqiptarët. Duhet theksuar se statistikat në fjalë të hartuara nga ky Komitet u përdorën për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris, që Fuqitë Aleate të gjykonin objektivisht ndaj çështjes së shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe të vendosnin e njihnin bashkimin e kësaj treve (përfshi edhe kryeqendrën e saj, Shkupin) me Shqipërinë.

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

4 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

7 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

7 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

7 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

7 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

1 week ago