Situata në Olimpinë e Lashtë mbetet jashtëzakonisht e vështirë, teksa zjarrfikësit janë në betejë me flakët.
Flakët po i afrohen në mënyrë të rrezikshme Helidonit, ndërsa autoritetet zjarrfikëse janë bllokuar. Dy banorë të Olimpisë së Lashtë, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, u plagosën rëndë dhe u dërguan në qendrën shëndetësore të zonës.
Sipas mediave greke, disa vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike, pasi ka probleme të rënda në rrjet. Gjithashtu, një kamion zjarrfikës ka ngecur në baltë. Zjarrfikësit u detyruan ta braktisin ndërsa flakët u afruan.
Më herët, një mesazh u dërgua për evakuim për ata që janë në vendbanimet Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia. Në mesazh thuhet: “Kujdes, nëse jeni në Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia, duhet të largoheni”.
Greqia është një nga vendet më të prekura nga zjarret këtë sezon vere, me shtëpi dhe hapësire toke të shumta, përfshirë nga flakët. Në pamjet që vijnë nga mediet greke, shihet sesi kafshët luftojnë për t’i mbijetuar flakëve, në Varibob të Greqisë.
Ndërkohë, situata parqitet e rënduar. Zjarret tashmë kanë përfshirë varrezat mbretërore dhe zonat e veçanta, ku ruhen afërsisht 100,000 objekte me vlerë historike.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…