<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Jezuiti që i prezantoi botës Shqipërinë komuniste

 “10 vjet burg në Shqipni” titullohet vepra e At Gardinit më 1988, ku ai rrëfen me një gjuhë të ëmbël gegnishte, kalvarin e të krishterëve dhe të popullit shqiptar në kohën e sistemit komunist.

Ai tregon thjesht dhe me sinqeritet, me ton të butë e pa hidhërim ngjarjet e tmerrshme të burgjeve komuniste.

At Giacomo Gardin, i njohur ndryshe si Jak Gardini, u lind në krahinën e Pordenones, Itali, më 24 shtator 1905.

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai u regjistrua në shkollën jezuite, pastaj në Goricë, si vite të përgatitjes në filozofi dhe më vonë në Chieri – Torino për kurset trevjeçare të filozofisë, sipas traditës jezuite.

Pas kësaj periudhe (1930) shkon në Shqipëri për të dhënë ndihmesën e vet në mësimdhënie, si dhe mëson gjuhën shqipe.

Ai kthehet në Chieri për studimet teologjike. Më 15 korrik 1936, shugurohet meshtar, pastaj në Francë dhe përsëri për studimet e fundit njëvjeçar, duke u përgatitur plotësisht për “Shoqninë e Jezuitëve” bashkë me vitin e tretë të Provës.

Në Shqipëri dha mësim në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër, ku punoi me përkushtim me nxënësit dhe njerëzit deri në vitin 1945, kur edhe u arrestua.

Ati kalon dhjetë vjet nën kalvarin komunist të burgjeve dhe më 1955 me ndërhyrjen e autoriteteve italiane lirohet dhe atdhesohet.

Data 3 gusht sjell në kujtesë jezuitin, i cili i dëftoi botës tmerret e komunizmit në Shqipëri, At Jak Gardinin, në përvjetorin e vdekjes

At Jak Gardini ndërroi jetë, në Gallarate të Italisë, në atdheun e vet, ndonëse dëshira e tij ishte t’i mbyllte sytë në Shqipëri.

Emri i tij thotë shumë, duke nisur nga Meshtari i devotshëm, me cilësi të jashtëzakonshme për ta predikuar e për ta jetuar Ungjillin e Krishtit.

Emri i At Gardin-it i përfaqëson mësuesin, i cili, për dhjetë vet rresht, dha mësim në Kolegjin e famshëm të Jezuitëve.

Ai është emir, që të kujton ekumenizmin, që edukoi dashurinë mes njerëzve, pa diferencime në besimin e tyre.

E ai kujton edhe autorin e veprës “Dhetë vjet burgim në Shqipní”, një ndër dëshmitë më të njohura mbi martirizimin e klerit e të popullit shqiptar, që u shkrua e u botua kur Atdheu i dytë i jezuitit misionar rënkonte ende pas perdes së hekurt.

Përmes kësaj vepre, Meshtari katolik tregonte me gisht para botës krimet e diktaturës komuniste.

Vepra në gjuhën italiane u botua në 1986, në Romë, nga “Civiltà Cattolica”, në gjuhën angleze. Në 1988 në SHBA dhe në gjuhën shqipe në 1992-shit, po në Romë.

Është një rrëfim i thjeshtë e i sinqertë, i shkruar me ton të butë, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje, apo dëshire hakmarrjeje për përndjekjen e padrejtë.

Jezuiti nuk mëton të shkruajë historinë e këtyre viteve të zymta e të përgjakshme, të gjykojë fakte e persona dhe as të analizojë gjendjen e të krahasojë ideologjitë; ai ka për qëllim vetëm të shprehë përvojën e vet, përshtypjet e veta.

Ai e dinte mirë se nuk është duke treguar ngjarje të bujshme historike, por beson se tregimi i përvojës së vuajtjeve të tij njerëzore, do ta ndihmonte lexuesin të njihet me versionin e tij të historisë komuniste.

Nga ana tjetër, i kujton detyrën që të përpiqet për të shëruar sëmundjet e rënda nga të cilat, vuan bota e sotme.

postbck postbck

Recent Posts

10 paqartësi të mëdha që duhet t’i sqarojnë akademikët me rishkrimin e ‘Historisë së shqiptarëve’

Lajmi që Akademia e Shkencave do shkruajë “Historinë e Shqiptarëve” është nga më të mirët…

2 days ago

Po sikur gjatë drejtimit të automjetit të shfaqet një mesazh për një shërbim urgjent të veturës?

Nëse papritur në ekranin informues të panelit të instrumenteve të veturës shfaqet mesazhi “Service Now”,…

2 days ago

Pëllumbat po ju bëjnë rrëmujë në tarracë? Këto truke i largojnë përgjithmonë

Kur pëllumbat e zgjedhin tarracën tuaj si vend të sigurt, pastrimi i zakonshëm nuk mjafton.…

2 days ago

Cila është gjëja më e mirë për të ngrënë pasi të zgjoheni, këto ushqime ju japin më shumë energji

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe dhe ëmbëlsira nga furra e bukës, por ekspertët…

2 days ago

Kryetari Mao e shkatërroi Kinën – pastaj e ribëri sipas imazhit të tij të dhunshëm

Themeluesi i Republikës Popullore sundoi në një stil të çuditshëm dhe brutal. Një biografi e…

2 days ago

Anekdota popullore shqiptare – DJATHI I NJELMËT

-Anekdota popullore shqiptare- DJATHI I NJELMËT: Një fshatari një natë ia vodhën djathin. Të nesërmen…

2 days ago