“Sa madhështor që është dhe trim i çartur / dhe mendjemprehtë sa fort ka qëlluar, / të rinj e t’ vjetër, t’fortë e të ligj / për mbretin duhet të gjithë të punojnë / shkëlqimi i Urukut duhet t’shndrisë / më fort se n’çdo qytet mbi këtë tokë” …
Një mbishkrim me pjesë nga poema “Epi i Gilgameshit”- legjenda babilonase, gati një mijëvjeçar më e hershme se shkrimet e Homerit – dhe mijëra objekte të tjera të çmuara nga lashtësia, u grabitën pas pushtimit amerikan të Irakut, në vitin 2003./Konica.al
Historiani irakian Abdullah Khorsheed Qader, kushtuar arkeologjisë prej vitit 2000, kur filloi studimet master në universitetin “Salah-al-Din” në Erbil, Irakun verior, ku u bë më pas, profesor në departamentin e arkeologjisë.
Si studiues dhe drejtor i Institutit irakian për Ruajtjen e Antikiteteve dhe Trashëgimisë, Qader është i lumtur që vendit të tij do t’i rikthehen thesaret e lashta nga SHBA. “Ndihemi mirë dhe plot shpresë, për shkak të përgjigjeve pozitive nga pala e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – tha ai, për DW.
Të mërkurën, SHBA njoftoi se po kthente rreth 17,000 objekte arkeologjike në Irak.
Këto, rreth 4,000 vjet të vjetra, nga periudha sumeriane, u kthyen të enjten në fluturimin e kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhimi, i cili, ishte në Uashington DC, për një takim me presidentin amerikan, Joe Biden.
Duke e quajtur kthimin si “të pashembullt”, ministri irakian i Kulturës, Hassan Nazim, tha se ishte “kthimi më i madh i antikuareve në Irak” dhe “rezultat i përpjekjeve disamujore të autoriteteve irakene në lidhje me ambasadën e tyre në Uashington,” – u cilësua në deklaratën për shtyp deklarata.
Në vitin 2018, qeveria britanike ktheu artefaktet e lashta, që u plaçkitën në mënyrë të ngjashme, pas pushtimit amerikan e që më pas, u shfaqën në Angli.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…