Dy organizata kryesore obstetrike në SHBA, rekomanduan të premten, 30 korrik, se gratë shtatzëna duhet të vaksinohet kundër Covid-19.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Shoqëria për Shëndetin e Nënave (SMFM) thanë se rekomandimi i tyre bazohet në dëshmitë e mijëra grave që ishin shtatzënë se vaksinat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.
Infektimi me Covid-19 i vë gratë shtatzëna në rrezik të shtuar nga komplikimet e rënda, madje edhe vdekje. Por, vetëm 22% e grave kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës kundër Covid-19, thuhet në të dhënat e Qeverisë amerikane. Kjo shifër është e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të vaksinuarve në SHBA, ku pothuajse 70% e popullsisë së rritur në SHBA kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.
“Vaksinimi kundër Covid-19 është metoda më e mirë për të ulur mundësinë e ndërlikimeve të nënave dhe fetusit nga infeksioni me COVID-19 te gratë shtatzëna”, tha doktori William Groman, president i Shoqatës për Shëndetësi të Nënave.
Rekomandimi që gratë shtatzëna të marrin vaksinën, sipas këtyre dy grupeve shëndetësore, erdhi për shkak të rritjes së shqetësimeve nga varianti Delta, i cili është më ngjitës dhe që po përhapet me shpejtësi në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…