<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë është ‘metaverse’ dhe pse Facebook po e kërkon?

Facebook është duke u përpjekur për të krijuar një ekip që do të sjellin një sërë produktesh për të punuar në “metaverse”, një botë dixhitale ku njerëzit mund të “lëvizin” midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, ka njoftuar drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg.

Bazuar në njoftimin e tij, do të jetë një “meta-univers” ku e vërteta dhe ajo virtuale do të bashkohen në një vizion fantastiko-shkencor që tashmë është duke u përdorur te video-lojërat.

“Ju mund të mendoni për metaverse si një internet të mishëruar, ku në vend që të shikoni vetëm përmbajtje – ju jeni në të,” tha Zuckerberg për The Verge.

“Metaverse” mund të përshkruhet si një hapësirë kibernetike paralele me realitetin fizik, ku një bashkësi njerëzish mund të ndërveprojnë në formën e avatarëve. Koncepti u krijua nga autori Neal Stephenson në romanin e fantastiko-shkencor të vitit 1992 “Snow Crash” – shkrirje e realitetit fizik dhe virtual në një hapësirë të përbashkët online.

“Nëse e bëjmë mirë, mendoj se gjatë pesë viteve të ardhshme apo më shumë…ne do të kalojmë në mënyrë efektive nga njerëzit që na shohin kryesisht si një kompani të rrjeteve sociale në një kompani metaverse.” – tha Zuckerberg për Verge.

Facebook, rrjeti më i madh social në botë, ka investuar shumë në realitetin virtual dhe realitetin e shtuar (AR), duke zhvilluar pajisje të tilla si kufjet Oculus VR apo syzet AR.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

16 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

16 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

17 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

17 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

17 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

18 hours ago