<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“The Guardian”: Si ia hoqi Milosheviçi autonominë Kosovës

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, ia ka kushtuar një artikull një zhvillimi historik që ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Më saktësisht, bëhet fjalë për heqjen e autonomisë së Kosovës nga ish-udhëheqësi famëkeq i Serbisë, Slobodan Milosheviç, i cili kishte për qëllim që ta krijonte të ashtuquajturën “Serbi e Madhe”.

Në mars të vitit 1989, presidenti serb, Slobodan Milosheviç, e solli një kushtetutë të re dhe në këtë mënyrë e filloi fushatën e tij nacionaliste për ta krijuar “Serbinë e Madhe”.

Si pjesë e Federatës së Jugosllavisë, provincës së Kosovës i ishte dhënë autonomi e plotë në vitin 1974, duke pasur të drejta pothuajse të njëjta në krahasim me gjashtë republikat tjera të Jugosllavisë. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, presidenti serb, Slobodan Miloseviç, i propozoi disa amandamente për kushtetutën e Serbisë, me të cilat Kosovës iu morën shumica e të drejtave autonome. Ky veprim nxiti protesta të dhunshme dhe më 3 mars 1989 u shpall gjendja emergjente. Në këtë situatë, Beogradi e vendosi pushtetin e drejtpërdrejtë mbi Kosovën.

Më 23 mars 1989, Kuvendi i Kosovës përmes votimit i pranoi amandamentet e propozuara, ndërsa pesë ditë më vonë Kuvendi i Serbisë i miratoi ndryshimet kushtetuese që Kosovës ia hoqën autonominë e fituar në vitin 1974. Milosheviçi e nxiti edhe më tepër nacionalizmin serb, i cili e solli shpërbërjen e Jugosllavisë dhe fillimin e luftërave në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Shkrim nga arkiva:

Shkon në 21 numri i të vdekurve në Kosovë

21 mars 1989

Ian Traynor dhe Barney Petrovic

Numri i vdekjeve në provincën jugore të Jugosllavisë, në Kosovë, ka shkuar në 21 gjatë natës së mbrëmshme përderisa përleshjet e mëdha mes shqiptarëve dhe forcave jugosllave të sigurisë kanë vazhduar për të gjashtën ditë me radhë.

Udhëheqja jugosllave njoftoi se në këtë provincë janë dërguar forca shtesë për ta luftuar atë që po përshkruhet si rritje e fanatizmit nacionalist në mesin e popullsisë shqiptare.

Ky numër i vdekjeve, i cili pritet të rritet dhe që tashmë e ka kaluar dyfishin e vdekjeve gjatë kryengritjeve të vitit 1981, shënon njërën nga krizat më të rënda etnike të Jugosllavisë.

Në anën tjetër, pjesa tjetër e Serbisë po e feston marrjen e kontrollit të provincës me festime në rrugë.

Ministria e Brendshme e Jugosllavisë ka thënë se dhuna është shkaktuar nga separatistët dhe nacionalistët e armatosur. Në mesin e 21 personave të vrarë janë 19 protestues dhe dy policë.

Në këto protesta janë lënduar 49 protestues dhe pesë policë, ndërsa përdorimi i armëve të zjarrit ka dalë nga kontrolli, – shkruan “The Guardian”.

Burimi: Gazeta Express

v.l/ Dita

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

9 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

9 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

10 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

12 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

13 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

13 hours ago