<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet e Somalisë në 1940! Historia e një koncesioni të pazakontë

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Kompania e monopolit të bananeve (Regia azienda monopolio banane (RAMB), ishet një kompani shtetërore italiane aktive në vitete 1930-1940. Ajo u themelua me qëllimin që të transportonte dhe tregtonte në Itali bananet e prodhuara në koncesionet bujqësore që lindën në ato vite në koloninë e Somalisë italiane.

Pas Depresionit të Madh, bananet ishin kthyer në kulturën bujqësore më fitimprurëse dhe shiheshin si zëvëndësuese të fitimeve, në kushtet kur çmimi i pambukut ishte përgjysmuar.

Po ashtu, kjo krizë ekonomike kishte vënë në vështirësi edhe sektorin e transportit detar të Italisë e në këto kushte kërkoheshin ide të pazakonta për rimëkëmbjen ekonomike.

Në këto kushte, propozimi që vjen është ai për t’u hedhur në një treg që po njihte rritje të fortë; ai i bananeve.

Veç vlerave ushqimore e pëlqyeshmërisë në konsum, banania në ato kohë konsiderohej edhe si ‘fruti i punëtorëve’ për faktin se ishte shumë praktike për t’u konsumuar nga punëtorët edhe gjatë kohës së punës sepse pjesa e konsumueshme e frutit nuk prekej me dorë pasi mbrohej nga lëkura e saj.

Në këto kushte, me 2 dhjetor të vitit 1935 u krijua kompania e monopolit të bananeve që ishte në kontrollin e varësinë e Ministrisë së Kolonive. Kjo kompani veç anijeve të mëdha që shërbenin për transportin e bananeve ngriti në qytetet e mëdha italiane edhe magazinat e posaçme për ruajtjen e bananeve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kjo kompani u shkri.

Shqipëria dhe ‘eksperimenti’ me bananet somaleze

Në Arkivën e Shtetit gjendet një korrespondencë e prillit të vitit 1940, ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste (zyra ekonomike në Tiranë) dhe Ministrisë së Afrikës Italiane, lidhur me lëshimin e një koncesioni një firme italiane për të shitur banane në Shqipëri.

Dokumenti ka si objekt “Eksperimentimin e prezantimit të bananeve somaleze në Shqipëri dhe dhënien e koncesionit të dyqaneve të shitjes së tyre në mënyrë direkte në popullatë”.

Në lëtërkëmbime rezulton se në tregjet shqiptare kishin nisur tashmë të tregtoheshin banane. Por në këto kushte, kërkesa ishte që të kishte një koncesion të posaçëm që vendoste rregull në tregtim. Skema që parashikohej ishte e njëjtë me atë të Italisë e si rrjedhojë edhe modeli që u propozua në atë vit ishte ai i kontrollimit të tyre përmes dhënies së një koncesioni. Koncesionari kishte detyrimin që të vendoste disa banakë të posaçëm në qytetet kryesore të Shqipërisë ku të tregtohej vetëm aty. Një nga shqetësimet që shprehej është se jo vetëm çmimet ishin abuzive shpeshherë por edhe cilësia e tyre ishte shumë e ulët. Në këto kushte, koncesioni shihej si mundësi për të rritur cilësinë e produktit në treg e nga ana tjetër edhe për të vendosur në kontroll çmimin.

Personi që iu dha koncesioni quhej Martino Farinetti. Në atë kohë, Shqipëria konsiderohej si pjesë e Italisë,  si rrjedhojë e pushtimit të prillit të vitit 1939. Pavarësisht vendosjes së monopolist dhe dhënies së koncesionit, tregu i bananeve në Shqipërinë e atyre viteve përballej me “evazion”.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli shkrirjen e kompanisë italiane të bananeve e si rrjedhojë edhe në Shqipëri u reflektua mungesa e këtij produkti. Vetëm në vitet ’90 në Shqipëri u rikthye me një intensitet të lartë importi i bananeve, që u bë një frut tej mase i kërkuar nga konsumatorët shqiptarë dhe vijon të jetë deri në ditët e sotme.

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

postbck postbck

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

10 hours ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

10 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

11 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

11 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

12 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

18 hours ago