<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Beteja e Akelout mes trupave arbërore, nën udhëheqjen e Pjetër Loshës dhe Gjin Bua Shpatës, dhe forcave të Despotatit të Epirit, nën drejtimin e Nikeforos II Orsini

Beteja e Akelout u zhvillua në vitin 1359 pranë lumit Akelo, në Etoli, mes trupave arbërore, nën udhëheqjen e Pjetër Loshës dhe Gjin Bua Shpatës, dhe forcave të Despotatit të Epirit, nën drejtimin e Nikeforos II Orsini. Që nga fillimi i shekullit të 14-të pushteti i Despotatit të Epirit ishte në rënie ndërsa fiset arbërore kishin rritur kontrollin e tyre mbi shumë zona të despotatit. Nikeforos II Orsini, Despot i Epirit vendosi të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Perandorinë Serbe duke braktisur gruan e tij të mëparshme Maria Cantacuzena dhe duke u martuar me motrën e vejushës së Stefan Dushanit. Arbërorët e Despotatit kërcënuan me revoltë nëse Orsini martohej me motrën e Helenës së Bullgarisë dhe nuk rikthehej me Marinë, e cila ishte pjesë e familjes Kantakouzenos aleate me ta. Orsini u detyrua të rikthehet me Marinë por vendosi të bënte luftë kundër arbërorve për të ndaluar fuqinë e tyre në rritje në despotat. Nikeforos II Orsini mblodhi forcat e tij dhe marshoi kundër arbërorve në rajonet ku ishin vendosur në Etolia, Greqinë moderne perëndimore. Arbërorët mblodhën forcat e tyre dhe nën udhëheqjen e Pjetër Loshës luftuan kundër Orsinit në fund të pranverës së vitit 1359 pranë lumit Akelou. Arbërorët fituan betejën. Orsini u vra dhe e gjithë ushtria e tij u shkatërrua. Pas vdekjes së Nikeforos, qytetet kryesore të mbetura në Despotatin e Epirit, duke qenë nën rrezik kapjeje nga trupat arbërore, iu nënshtruan Simeon Uros dhe zonat e mbetura të Despotatit u ndanë midis tij dhe Radoslav Hlapen. Simeon, në pamundësi për të dëbuar udhëheqësit arbërorë, u përpoq të mbante kontroll indirekt të Epirit duke njohur Pjetër Loshën dhe Gjin Shpatën si despotë, përkatësisht në rajonet e Artës dhe Angjelokastër dhe Lepanto. Megjithëse pjesa më e madhe e Epirit përkohësisht ra nën sundimin arbëror, për shkak të strukturës së tyre fisnore dhe mungesës së autoritetit qendror, shqiptarët nuk zëvendësuan asnjë sundim ekzistues grek ose serb me një shtet të centralizuar arbëror. Si pasojë e viteve 1366-67 vetëm qyteti i Janinës nuk ishte nën kontrollin e arbërorve.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

14 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

14 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

15 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

17 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

18 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

18 hours ago