<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Raporti i Nikollaides

Daut Dauti

Para dy viteve, njëri nga rrethi i gjërë të miqëve të mi kërkoi që t’i ndihmoja me material nga arkivat britanike në lidhje me dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre që tashti gjenden në Serbi. I thashë që ta shfletonite librin tim që ia kisha dhuruar dhe aty do t’i gjente të gjitha. Ia përkujtova se libri im (Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880), së paku 150, nga 630 faqeve të përmbajtjes së plotë, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me këtë temë e që është botuar në vitin 2012.
Ky nuk është i vetmi që e ka librin tim e që nuk e ka lexuar. Madje, disa e lexojnë dhe vazhdojnë të mbesin injorantë me apo pa qëllim. Disa që duhet ta lexojnë, as që kanë dëgjuar për të. Por, atyre që vërtetë iu interëson kjo temë, e kanë lexuar. Është tjetër punë që te ne mungojnë rubrikat e recenzioneve dhe njerëzit edhe mund të mos dëgjojnë për librat e botuar. Kjo është çështje e mungesës së kulturës së leximit.
Përzënia e shqiptarëve nga këto treva është një plagë e rëndë dhe e përhershme, por që kohë pas kohe del në sipërfaqe për të kapur vëmendjen tonë. Kështu është duke ndodhur ditëve të fundit. Pasi që nuk është treguar ndonjë vëmendje e duhur për këtë libër, nga sot, në vazhdime do t’i postoj disa pjesë që kanë të bëjnë me këtë temë, gjegjësisht me tragjedinë tonë, e cila nuk ka se si të quhet ndryshe pos gjenocid.
Më duhet të them se libri im, siç tregon edhe titulli, është i bazuar në dokumente diplomatike britanike, otomane, austro-hungareze, etj., që gjenden në arkivat britanike. Nga këto dokumente e kam krijuar narrativin dhe analizën e ngjarjeve që përmbanë libri. Më poshtë gjenden fotografitë (dokumente) që janë pjesë e Raportit të Nikollaides, konsullit otoman në Beograd. Ky raport përmbanë fakte të detajshme të shqiptarëve të kësaj ane dhe përzënies së tyre. Është dokumenti më i rëndësishëm diplomatik pasi që është shpërndarë në të gjitha kanalet diplomatike të asaj kohe dhe për herë të parë është botuar në librin tim.
Ky dokument, i cili u shndërrua si themel për trajtimin ndërkombëtar të çështjes në fjalë, është tejet serioz dhe i përpunuar në detaje. Ta zëmë, në rubrika janë dhënë emrat e fshatrave shqiptare, numri i shtëpive, numri i civilëve të vrarë, i të vrarëve në luftë dhe vlera e pasurisë së tyre.
Raporti dhe emërtimet e vendbanimeve janë të shënuara në frengjisht. Nëse i shikoni emrat e fshatrave, sot i gjeni në mbiemra të banorëve në Kosovë e gjetiu. Madje, shumica e vendbanimeve kanë emër tërësisht shqip. Bie fjala ‘Lescoftcha’ në shqip nuk ka se si të lexohet pos Leshkovça. Dhe, nuk krijon kuptim në asnjë gjuhë tjetërt pos shqipes. Ky qytet sot quhet Leskovac.
Disa pjesë tjera të librit do të postohen gjatë ditëve në vazhdim.

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

13 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

13 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

16 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

16 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

19 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

19 hours ago