<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cili është viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Nëse ju pyesin se cili ka qenë viti më i keq në histori, ju mund të thoni 1349, kur pandemia e Vdekja e Zezës (murtajës) vrau gati gjysmën e Evropës. Apo ndoshta edhe vitin 1918, kur Gripi Spanjoll vrau 50-100 milion njerëz. Në fakt sipas historianëve ka qenë viti 536 Pas Krishtit.

Ajo ishte një periudhë e “Epokës së Errët”. Quhet e tillë, pasi sipas shumë dëshmivë të kohës Dielli dukej sikur ishte i mbuluar nga mjegulla, gjë që e bëri atë të humbasë ngrohtësinë dhe dritën e tij, dhe për pasojë qindra miliona njerëz përjetuan vuajtje të mëdha.

Të gjitha vendet u zhytën në një errësirë ​​24-orëshe për 1 vit e gjysmë. Temperaturat e verës ranë midis 1.5-2.5 gradë Celsius. Kjo solli shkatërrimin e të korrave dhe vdekjen e miliona njerëzve nga uria. Po çfarë e bëri Diellin të humbasë ngrohtësinë e tij?

Sipas studiuesve, shkaku ishte një shpërthim i madh vullkanik në Island. Ai e përhapi hirin në Hemisferën Veriore, duke bllokuar rrezet e diellit për më shumë se 1 vit. Ajo ngjarje ishte fillimi i një dekade të mjerueshme për njerëzimin. Dy shpërthime të tjera vullkanike ndodhën gjithashtu në vitet 540.

Ato shkaktuan dekadën më të ftohtë që është regjistruar ndonjëherë gjatë 2300 viteve të fundit. Kushtet e tmerrshme atmosferike, krijuan kushtet e përsosura për rishfaqjen e murtajës bubonike, e cila ishte pandemia e parë e murtajës që u përhap në rajonin përreth Detit Mesdhe

Sëmundja shkaktoi 25-50 milion të vdekur. Viti 536 Pas Krishtit ishte një vit i errësirës së plotë. Për rreth 18 muaj, Dielli ishte po aq i zbehtë sa Hëna, duke reflektuar pak dritë, por pa ngrohtësi. Dukej sikur të kishte pasur luftëra shkatërruese bërthamore, por nuk ishte kështu. Vendet evropiane dhe shumica e pjesëve të Azisë, ishin tashmë të zhytura në konflikte politike, beteja kundër besimeve fetare dhe murtajave.

Ditët dhe netët sikur ishin të njëjtat. Ai vit u quajt “Viti pa verë”. Situata u përkeqësua kur pati reshje të mëdha dëbore në Kinë më mesin e stinës së verës. Miliona njerëz vdiqën për shkak të të ftohtit, lodhjes, kequshqyerjes dhe urisë.

Njerëzit vdisnin rrugëve, dhe nuk kishte shpresë për përmirësim të situatës. Ishte 24 orë një errësirë ​​e zymtë për deri 18 muaj rresht, dhe askush nuk e dinte arsyen e saj. Shumë njerëz fajësuan për këtë ndëshkimin nga Zoti, për shkak ta mëkateve të njerëzimit dhe krimeve kundër fesë.

Ky mendim ekstremist çoi në masakra të tmerrshme kundër hebrejve, pasi njerëzit besonin se ata po ndëshkoheshin për mëkatet e tyre. Rënia e Perandorisë Romake, mund të ketë qenë një rezultat i pjesshëm i dekadës së urisë dhe murtajës që filloi pikërisht në vitin 536 Pas Krishtit.

I ftohti dhe uria në të gjithë Evropën dhe Kinë, shkaktuan trazra politike dhe ekonomike. Rajone të tëra u përballën me pengesa të konsiderueshme në tregti, kultivim dhe metodologjinë bujqësore. Bota ishte në errësirë, dhe sigurimi i ushqimit për aq shumë njerëzve në rrethana të tilla ishte i pamundur.

Në kushtet kur njerëzit disnin çdo ditë nga të ftohtit dhe uria, ekonomia kaloi në një rënie të shpejtë duke shkaktuar kriza politike dhe ekonomike, që e bënë situatën shumë më të keqe sesa ishte më parë. Një faktor tjetër që kontribuoi në destabilitetin ekonomik, ishte prodhimi i mineraleve thelbësore, që ishte në sasi minimale.

Por i ftohti global 18 mujor, nuk ishte i vetmi problem. Në vitin 540 Pas Krishtit, pati 2 dy shpërthime edhe më të mqëdha vullkanike. Edhe pse këtë herë nuk pati errësirë ​​të plotë, ato shkaktuan “Dekadën më të Ftohtë” të historisë së regjistruar yë njerëzimit.

Për më tepër, konfliktet politike nuk kishin të sosur, dhe po kështu edhe përhapja e sëmundjeve infektive. Gjatë të njëjtës dekadë, kur Evropa u duk se po e merrte veten nga dëmtimet e dekadës së kaluar, nisi të përhapej Murtajaa Justiniane gjatë periudhës së mbretërimit të perandorit bizanti Justinianit I. Ajo i mori jetën 25-50 milion njerëzve, ose 30-60 për qind e popullsisë së përgjithshme evropiane. Ata pësuan vdekje të tmerrshme brenda disa ditësh, dhe madje edhe disa orëve.

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

6 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

7 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

12 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago