<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse e refuzoi Mbreti Zog dhënien e nënshtetësisë shqiptare, virtuozit të skenës vjeneze, shqiptarit Aleksandër Moisiu?!

Nga Albert Vataj

Ende nuk ka një fakt të modeluar zyrtar që argumenton arsyen se pse Ahmet Zogu fillimisht refuzoi më pas nga presioni u detyrua të aprovonte kërkesën për nënshtetësi shqiptare të Aleksandër Moisiut. Gjithsesi kjo zvarritje do ti kushtonte atij të vdiste pa shkelur në tokën e të parëve.

Maratona e kësaj kërkese ka kaluar përmes shumë debatesh, përgojimesh, të vërtetash dhe sajesash të mbarsura politikisht.

Gjithsesi ajo që dihet është qëndrimi antikonformist dhe fshikullues ndaj regjimit antidemokratike të Zogut i aktorit të madh të skenave prestigjioze botërore. Kaq ndoshta ka mjaftuar që t’i përjashtohej e drejta zyrtare e shqiptarit, këtij kolosi të skenës për të marrë nënshtetësinë e vet.

Nga një jetëshkrim për talentin e jashtëzakonshëm mësohet se në nëntor të vitit 1933 Aleksandër Moisiu i drejtohet legatës shqiptare me një lutje për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare.

Kërkesë e tij Mosiu i’a drejton ministrit të Jashtëm nëpërmjet konsullatës në Vjenë. Nga ana e vetë konsullata në një dokument të përpiluar prej saj, shkruan: “Artisti i njohun prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti Aleksandër Moisiu, i’u drejtua sot kësaj konsullate me lutjen që t’i akordohet sa më parë shtetësia shqiptare, bashkë me zonjën e tij, Johana Tervini Moisiu. Ky artist i përmendur që nuk e ka mohuar kurrë kombësinë shqiptare, dëshiron që t’i njihet shtetësia shqiptare” përfundon shkresa e konsullatës.

Nuk dihet se sa e vërtetë është, por në një botim të vitit 1981, ndër të tjera thuhet se kur ministri i oborrit të Zogut po informonte monarkun për kërkesën, ai e kujton duke thënë, se mos ishte ai aktori që luante në Vjenë. Pyeti se a mund të jepeshin para në dorë. Kur u përgjigjën se për ar ai nuk kishte nevojë, atëherë mbreti mësohet të jetë shprehur se mund ta bënte “maitre des coremonies” të pallatit.

Monarku i ofron mbretit të skenës vjeneze të bëhej bufon i oborrit të tij. Ishte apo jo kjo që Zogu ofronte në këmbim të shtetësisë shqiptare një shqiptari, kjo mbetet për t’u shqyrtuar. Por ajo që dihet si përfundimtare është se Aleksandër Moisiut ju zvarrit lutja për tu pajisur me pasaportë shqiptare. Pavarësisht se çfarë u tha, para dhe pas, si u interpretua dhe në ç’gojë të liga mund të kenë përfunduar kjo e drejtë legjitime e aktorit të madh, ajo që mbetet e pamohueshme është kërkesa dhe pala mbi të cilët rëndon barra e refuzimit të pajisjes së tij me pasaportë shqiptare ishte Ahmet Zogu, i cili më vonë u detyrua ta pajiste me pasaportë shqiptare Moisiun, pavarësisht se kjo erdhi si pasojë e presionit të faktorëve të ndryshëm për vetë famën që kishte aktori.

Por ai nuk mundi ta shijonte shtetësinë shqiptare, nuk mundi të shkelte në tokën e të parëve, pasi vdiq një vit më vonë, më 22 mars 1935, pas një lëngimi të gjatë.

(Në foto Aleksandër Moisiu me bashkëshorten e tij, Johana Tervini -Moisiu)

postbck postbck

Recent Posts

Kujdesi për bimët gjatë vjeshtës: Kur është koha t’i sillni nga ballkoni brenda?

    Me mbërritjen e ditëve më të ftohta vjen edhe përgatitja e bimëve për…

10 hours ago

Keni tension të lartë të gjakut? Kufizoni këto tre lloje ushqimesh

    Tre grupe ushqimesh në veçanti mund të kenë një efekt të keq në…

11 hours ago

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini mjaftueshëm ujë çdo ditë?

  Uji është thelbësor për funksionimin normal të organizmit, por shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm…

11 hours ago

Infarkti te burrat pse shkaktohet, cilat janë shenjat kryesore?

    Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…

1 day ago

Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare

    Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…

2 days ago