<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Atentate nga historia e Shqipërisë

Mars i vitit 1906. Çerçiz Topulli me shokë të çetës së tij vrasin komandantin turk të Gjirokastrës dhe humbin gjurmët. Po të kapeshin, do të dënoheshin me vdekje.

Mars i vitit 1913. Osman Bali, dora e dhjathtë e Esat pashës, vret natën Hasan Riza pashën, komandantin turk të garnizonit të Shkodrës, që Esati t’ia lërë të lirë këtë qytet malazezve. Osman Bali fshihet dhe humb gjurmët.

Në shkurt të vitit 1923, Beqir Valteri i bën atentat Ahmet Zogut në sallën e Parlamentit në Tiranë, por vetëm e plagos lehtë dhe vetë fshihet në nevojtore.

Në prill të vitit 1924, Zogu paguan një farë Isuf Reçi, i cili vret Avni Rustemin, kundërshtarin e tij me të rrezikshëm politik, prapa shpine. Vritet më 1944 nga forcat partizane, si bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë.

Në mars të vitit 1925, sipas historisë së shkruar para regjimit, Zogu vë gjithashtu një agjent të tijin që parpara hotelit “Kavur” në Bari, t’i bëjë atentat Luigj Gurakuqit, i cili vdes pastaj në spital nga plagët. Vrasësi i mbrojtur edhe nga policia bareze, arrin të humbasë gjurmët.

Në verë të vitit 1926, Myslim Peza, pas një atentati në Tiranë, qëron hesapet me kryebanditin Osman Bali dhe arrin t’u shpëtojë ndjekjeve. 

Më 1931, Aziz Cami me shokë i bëjnë atentat Zogut, kur po dilte nga Teatri i Operës së Vienës. Por vritet vetëm adjutani tij, Llesh Topallaj. Atentatorët përpiqen të shpëtojnë, por kapen dhe dënohen.

Më 14 gusht të vitit 1933, njerëz të Zogut, sipas variantit të historisë së shkruar gjatë regjimit, i bëjnë atentat Hasan Prishtinës në Selanik dhe, pasi e vrasin, humbin gjurmët.

Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, guerrilasi Myslim Keta kryen disa atentate kundër agjentëve të rëndësishëm fashistë dhe në të gjitha rastet shpëton.

Shtator 1998. Azem Hajdari, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, vritet pas një atentati në Tiranë.

Ahmet Krasniqi, ish-ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, ekzekutohet me 21 shtator 1998 në Tiranë në moshën 50- vjeçare.©MekuliPress/

postbck postbck

Recent Posts

Pse ari nuk ndryshket kurrë

  Ari konsiderohet si një nga metalet më të çmuara në tokë, jo vetëm për…

2 days ago

Rritet në 13 numri i rasteve me Hantavirus, ja çfarë thotë OBSH

  Numri i rasteve me Hantavirus të lidhura me anijen turistike MV Hondius ka shkuar…

2 days ago

Origjina e shqiptarëve sipas ADN-së së lashtë dhe gjenetikës së popullatave

Origjina e popullit shqiptar ka qenë prej kohësh objekt debatesh, pasi ai shfaqet për herë…

4 days ago

Vlerësimet e shqiptarëve për Hasan Riza Pashën

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga…

4 days ago

Qengj i pjekur ngadalë në furrë me hudhër dhe rozmarinë: Receta që mban aromë feste

Mishi që shkrihet në gojë, patatet e arta dhe aroma e erëzave mesdhetare e bëjnë…

4 days ago

Cilat kafshë mund të theren kurban e cilat jo

  Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…

5 days ago