Familja mbretërore vazhdon të jetë e mbushur me mistere e befasi, transmeton Indeksonline.
Përveç se është një nga gratë më të fotografuara në planet, ajo është një nga mbretëreshat që ka udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar për një kohë më të gjatë që nga viti 1952.
Derisa të tjerët kanë vetëm një mënyrë se si i nënshkruan dokumentet, Mbretëresha ka dy dhe secila e veçantë në mënyrën e vet.
Kur Mbretëresha është në “punë”, d.m.th nënshkrimi i dokumenteve zyrtare ose librave gjatë vizitave shtetërore, ajo do të nënshkruhet si ‘Elizabeth R’, ku ‘R’ qëndron për Regina.
Ajo shpesh e nënvizon këtë nënshkrim, me të vetmen arsye se është Mbretëreshë.
Megjithatë, kur ajo nuk po bën detyrat e saj mbretërore, ajo do të shkojë me emrin e saj manar, Lilibet.
Kjo mënyrë më personale e nënshkrimit të korrespondencave është e rezervuar për familjen dhe miqtë.
Por Mbretëresha nuk e kufizon vetëm nënshkrimin e saj në letër.
Në një vizitë në Muzeun e Shkencave javën e kaluar, ajo bëri një postim në Instgram dhe e nënshkroi atë.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…